6 C
Tetovo
E premte, 10 Janar, 2025
BallinaLajmeFilipçe: BDI ndër vite ka mbartur njollën e korrupsionit! LSDM është distancuar...

Filipçe: BDI ndër vite ka mbartur njollën e korrupsionit! LSDM është distancuar qartë

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në intervistë për “Nezavisen” e hodhi poshtë mundësinë e bashkëpunimit me BDI-në, ndërsa theksoi nevojën për politika që bashkojnë e jo që përçajnë.

“LSDM kurrë më nuk do të lejojë që të futet në të njëjtën kornizë apo të jetë në varësi të ndonjë partie, posaçërisht të BDI-së. Stigma (njolla) e korrupsionit që ka mbartur ndër vite kjo parti është diçka nga e cila ne distancohemi qartë dhe pa mëdyshje. Retorika e tyre dhe ngritja e vazhdueshme e tensioneve etnike si mjet për veprim politik është e papranueshme dhe e rrezikshme. Politika të tilla nuk kanë vend në shoqërinë tonë multietnike”, tha Filipçe.

Filipçe thotë se VMRO-DPMNE-ja dhe BDI-ja kanë bashkëpunim joformal.

“Ngjarjet e fundit, si incidentet në Ditën e Flamurit Shqiptar, janë rezultat i drejtpërdrejtë i kësaj politike përçarjeje dhe provokimi. Kjo nuk është rruga që duhet të ndjekë Maqedonia. Në vend që të flasim për progresin ekonomik, integrimin në BE dhe një jetë më të mirë për qytetarët, ne vazhdimisht i kthehemi temave që krijojnë tensione dhe konflikte”, shtoi ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments