Punonjësit e Prokurorisë së Shtetit në Maqedoninë e Veriut kanë dalë nga sot në grevë, duke kërkuar nënshkrimin e marrëveshjes kolektive, e cila do të përfshijë rritje të pagave prej 30 për qind.
Nga Sindikata e këtyre punonjësve thanë për MIA-n se ka grevë në të gjitha prokuroritë në vend dhe se greva do të zgjasë deri në plotësimin e kërkesave.
Të martën e ardhshme, më 14 janar, punonjës të disa ministrive pritet të protestojnë për shkak se nuk u është dhënë 30 për qind shtesë pagash. Protesta do të zgjaste gjysmë ore para godinave të ministrive.