8.3 C
Tetovo
E mërkurë, 8 Janar, 2025
BallinaLajmeRekord udhëtarësh, asnjë vonesë/ Aeroporti ndërkombëtar i Rinasit, fluks në ditët e...

Rekord udhëtarësh, asnjë vonesë/ Aeroporti ndërkombëtar i Rinasit, fluks në ditët e festave. Në 2024, mbi 10 milionë udhëtarë

Mbi 10 milion pasagjerë mirëpriti aeroporti ndërkombetat i Tiranës gjatë vitit 2024. Ky rekord historik tregoi rritjen e vazhueshme te aeroportit, duke e renditur aeroportin e tiranes me fluksin më të larte të fluturimeve në rajon.

Festat e fundvitit shtuan më shumë fluksin e udhëtarëve. Emigrantët shqiptarë u kthyen në vendlindje për të festuar.

Në aeroport i lartë është edhe numrti i të huajve që zgjodhën Shqipërinë për të kaluar pushimet e funvitit.

“Jam nga Italia. Nuk është hera e parë që vizitoj Shqipërinë. Më pëlqen shumë vendi juaj. Aeroporti ka ndryshuar shumë. Është i vogël, por të ofron të gjitha shërbimet.”

Aeroporti ndrëkombnëtar i Tiranës është porta hyrëse më e madhe në vend. Në këtë fillim viti terminali është në çdo moment i mbushur me pasagjerë.

Ndërkohë që numri i pasagjerëve u rrit ndjeshëm gjatë festave, aeroporti e përballoi fluksin pa asnjë vonesë.Rekordi i pasagjerëve u arrit me 3 janar u regjistruar 31 mijë udhëtarë.

“Numrat mbi 135 mije. Me fluksin më të lartë në 3 janar. Që nga krishlindjet deri tani. Mesatarisht 30 mije pasagjere cdo dite.”

Teksa viti që shkoi u mbyll me një rekord historik, të mbi 10 milion pasagjerëve, pritshmëritë për 2025 janë edhe më të mëdha.

“Ne presim mbi 12 milion pasagjerë”

Investimet vijojnë, me zgjerimin e pistës, aeroporti planifikon lidhjen e Shqipërisë me të tjera destinacione, nga më të afërtat derit tek më të largëtat.

“Fluturimet transopqeanike. Lajme të reja për në kontinentin europian, gjirin Arabik dhe Kazakistani”

Aeroporti i Tiranës është tashmë ura më e rëndësishme e lidhjes së Shqipërisë me pjesën tjetër të Evropës dhe të botës, duke ofruar destinacione të shumta, me çmime të mira dhe me shërbime të shumëllojshme për udhëtarët.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments