-0.4 C
Tetovo
E diel, 29 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeFronti Europian deklaratat e Afrim Gashit i quan tradhti ndaj popullit shqiptar...

Fronti Europian deklaratat e Afrim Gashit i quan tradhti ndaj popullit shqiptar dhe të drejtave të fituara me shumë mund

Se gjuha shqipe është gjuhë e përkthyer nuk pajtohet Fronti Europian. Deklaratat e Gashit i quajnë gënjeshtër dhe tradhti ndaj popullit shqiptar, historisë dhe të drejtave të fituara me shumë mund. Sipas Frontit Gashi ka për detyrë të mbrojë kushtetutën, të ruajë harmoninë ndëretnike dhe të veprojë në interes të të gjithë qytetarëve. Kërkoi dorëheqjen e Gashit nga kreu i Kuvendit.

“Le t’ia kujtojmë z. Gashi disa fakte të pakundërshtueshme
• Amendamenti V i Kushtetutës përcakton qartë gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare krahas maqedonishtes.
• Ligii për Përdorimin e Gjuhëve e konsolidon më tej përdorimin e gjuhës shqipe si zyrtare në të gjitha sferat e jetës publike
• Ne praktikë, gjuha shqipe është një komponent i pandashëm i strukturës institucionale kulturore dhe shoqërore té vendit tonë, një realitet që nuk mund të fshihet nga asnjë akt servilizmi”, tha Arbana Pasholli – Fronti Evropian. /Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments