Sonda Parker prek Diellin. Është shënuar distanca me e afërt e realizuar ndonjëherë me yllin tonë, vetëm 6.2 mln km nga sipërfaqja, me një shpejtësi prej 692 mijë km/orë.
Rekordi i ri i arritjes së pikës me të afërt me Diellin u vendos Vigjiljen e Krishtlindjes dhe sonda do të rinisë komunikimet me Tokën vetëm në 27 Dhjetor, e më pas do të nisen të dhënat e mbledhura.
E lëshuar në hapësirë në vitin 2018, konsiderohet një nga misionet me ambicioze të realizuara nga Nasa, pasi është projektuar që të rezistojë e të funksionojë në temperaturë mbi 1300 gradë Celsius dhe të përshkojë zona me fusha magnetike shumë intensive, përtej bombardimit të vazhdueshëm të radiacioneve të forta.
Sipas përllogaritjeve, temperaturat në distancën e arritur kanë qenë rreth 980 gradë Celcius, por duke qenë se është e pajisur me mburojë termike funksionimi vijon normalisht për të mbledhur dhe informacione të çmuara nga atmosfera e Diellit.
Klan News