3.2 C
Tetovo
E enjte, 26 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeMickoski: Do të ketë reagim, disa produkte janë shtrenjtuar për 25 për...

Mickoski: Do të ketë reagim, disa produkte janë shtrenjtuar për 25 për qind

Kryeministri Mickoski paralajmëroi reagimin e Qeverisë pas valës së rritjes së çmimeve për artikuj të caktuar nëpër supermarkete. Sipas tij disa prej produkte kanë shënuar rritje të çmimit deri në 25 për qind. Mickoski, pa specifikuar se cilat masa mund të aplikohen, tha se nga sot do të ketë reagim.“Fakti që ata menduan se do të na mashtrojnë dhe do të luajnë me durimin e qytetarëve dhe të qeverisë, mendoj se nuk është mirë dhe mendoj se duhet të rishikojnë sjelljen e tyre. Kjo nuk është sjellje e duhur para festave. Çmimet e produkteve të caktuara janë rritur deri në 25%. Është sjellje joetike dhe çnjerëzore. Nga sot do të ketë reagim nga institucionet dhe nëse vazhdojnë kështu, ai reagim do të jetë edhe më i fortë në periudhën në vijim”, tha Mickoski. /Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments