1 C
Tetovo
E enjte, 26 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeDanas: Ministrit serb të Telekomunikacionit,Dejan Ristiqit, i ndalohet vizita në Kosovë

Danas: Ministrit serb të Telekomunikacionit,Dejan Ristiqit, i ndalohet vizita në Kosovë

Ministrit serb të Informacionit dhe Telekomunikacionit, Dejan Ristiq, i është ndaluar hyrja në Kosovë, sipas një njoftimi të kësaj ministrie, raporton Danas.

Kjo ministri tha se i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që “ta dënojë ashpër atë vendim antidemokratik”.

Ristiq ka dashur të marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit të përjavshmes “Jedinstvo”, e vetmja media e shkruar në gjuhën serbe në Kosovë.

Në njoftim thuhet se vizita e Ristiqit “është paralajmëruar me kohë, në përputhje me procedurën e përcaktuar të vizitës dhe se është ndaluar një orë para kohës së paraparë” për kalimin e kufirit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments