1.5 C
Tetovo
E mërkurë, 25 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeBDI akuzon pushtetin për presione në gjyqësor, kërkon ndërhyrjen e komunitetit ndërkombëtar

BDI akuzon pushtetin për presione në gjyqësor, kërkon ndërhyrjen e komunitetit ndërkombëtar

Nga BDI akuzojnë për presione nga pushteti në gjyqësi dhe prokurori, përcjell TV21.Integristët i bëjnë thirrje edhe komunitetit ndërkombëtar që të reagojë me urgjencë ndaj, siç thonë “kësaj situate shqetësuese”.

“BDI dënon ashpër presionin e paprecedent që po ushtrohet nga qeveria mbi organet e Drejtësisë, Gjyqësorit dhe Prokurorisë. Kjo ndërhyrje flagrante, e shoqëruar me konformizmin e disa aktorëve brenda këtyre institucioneve ndaj ndikimit politik vë në pikëpyetje deklarimin verbal të pushtetit për vendosjen e shtetit të së drejtës. Situata bëhet edhe më alarmante kur aktivistë partiakë emërohen në pozitat më të larta të sistemit gjyqësor, duke rrezikuar pavarësinë dhe besueshmërinë e tij. Ndërhyrjet politike dhe praktikat klienteliste nuk mund dhe nuk duhet të jenë normë e funksionimit të shtetit tonë. Në një shoqëri demokratike, drejtësia duhet të jetë mbrojtësja e qytetarëve, jo instrument i presionit politik”, thonë nga BDI.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments