Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në fjalimin e tij në seancën e përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë, përmendi edhe kontributin e Rexhep Qosjes, Ibrahim Rugovës e Hashim Thaçit për shtetndërtimin e Kosovës.
“Pa Hashim Thaçin nuk e dimë se çfarë rruge do të kishte marrë fati i Kosovës në hyrje të këtij shekulli, por çfarë ne dimë me siguri është që ato çaste vendimmarrjesh të mëdha nuk do të kishin ardhur dot ashtu siç erdhën dhe e sotmja me shumë gjasë do t’i ngjante shumë më tepër të shkuarës së sa të ardhmes pa Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, pa Hashim Thaçin”, tha Rama.