Analisti Mentor Nazarko u shpreh për ‘Balkan Update’ se koha e zgjedhur që Kurti të dëshmojë lidhur me ministrat e tij nuk është e rastësishme. Sipas tij, është produkt i një marrëveshje me faktorin ndërkombëtar për të ndikuar elektoralisht qytetarin e Kosovës.
“ Kosova ka treguar që në këto katër vite të qeverisjes së Kurtit, se ka një sistem institucional relativisht të pavarur. Institucionet e ndjkejes së ligjit, madje në një shkallë të caktuar edhe policia, gjyqësori kanë funksionuar në mënyrë të pavarur në raport me qeverinë. Akti i fundit është dëshmi e kësaj pavarësie përkundrejt prirjes kontrolluese që vinte nga qeveria Kurti.
Koha e zgjedhur nga prokuroria për një cështje si kjo mund të jetë e marrë vesh, produkt i marrëveshjes me faktorin ndërkombëtar. E kam këtë bindje që koha e zgjedhur nuk ështt e rastësishme, por është një përpjekje që të ndikohet elektoralisht qytetari i Kosovës, të rrëzohet miti i krijuar se qeverisja e Kurtit është e pakorruptuar. Akuza e cila nuk është përmbyllur ende, është në hetim e sipër, është një çështje klasike korrupsioni ku zyrtarë të qeverisë së tij të nivelit të lartë kanë bërë prokurime të drejtpërdrejta dhe është dëmtuar në një shkallë të caktuar ai që është interesi i shtetit. Në këtë periudhë katër vjeçare ku Kurti ëshët kujdesur të mos ketë prokurime, paratë kanë fjetur, nuk ka një bilanc të suksesshëm investimesh publike, ka pasur çështje ku janë përfolur ministra të tij dhe ky është rasti ku ai është thirrur të dëshmojë personalisht.” / abcnews.al