5.3 C
Tetovo
E martë, 17 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeLista e zezë/ Mickoski: Punohen shumë raste për BDI-në, Rokas: Gjyqësori të...

Lista e zezë/ Mickoski: Punohen shumë raste për BDI-në, Rokas: Gjyqësori të veprojë

Shqetësimi i BDI-së, thotë kryeministri, është ruajtja e kapitalit të fituar në mënyrë kriminale. Por, ai paralajmëron se punohet për shumë raste të tjera që lidhen me funksionarë të kësaj partie, përskaj rastit të Grubit dhe shpalljes së tij në listën e zezë amerikane.

“Shumë raste punohen që lidhen me funksionarë të lartë të BDI-së dhe opinioni së shpejti do të shohë kush është motivi i vërtetë i udhëheqësisë së BDI-së, se shumë pak shqetësohen për atë që duhet të shqetësohen, më shumë shqetësohen për ta ruajtur atë kapital për të cilin ekziston dyshim i bazuar se është fituar në mënyrë kriminale”, tha Hristijan Mickoski, kryeministër.

I pyetur për rastin e Grubit dhe rolin e prokurorisë ishte edhe ambasadori i BE-së në Shkup Mikalis Rokas. Ai, duke mos komentuar direkt rastin, thotë se një gjyqësor i pavarur dhe i fortë është kusht për anëtarësim në BE.

“E rëndësishme është që gjyqësori këtu në shtet të ndërmarrë veprime, jo vetëm për çështjen që ju pyesni, por për secilën çështje të korrupsionit në shtet. Gjyqësori duhet të jetë i pavarur dhe të përforcohet. Ka mjaft rekomandime nga BE-ja përfshirë edhe ata nga grupi i ekspertëve ku kishim 40 rekomandime se si të sigurohemi që gjyqësori të përforcohet dhe të jetë i pavarur të veprojë dhe bëjë punën e tij. Ky është një prioritet kyç për qasjen e vendit në BE”, u shpreh Mikalis Rokas, ambasador i BE-së.

Pas përfshirjes së ish zv/kryeministrit të parë Artan Grubi në listën e zezë amerikane, VLEN ka kërkuar përgjegjësi edhe nga udhëheqësia e partisë së Ahmetit, përfshirë edhe vetë Ahmetin./ Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments