Ministri i Transportit dhe nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikoloski, në “Intervistën Samo” të televizionit Channel 5, i ka nxjerrë në pah tri shtyllat e mitit për Ahmetin, të cilat i ka mbajtur, por i ka dështuar në vetëm disa muaj në opozitë.
“E para ishte se ai është i sinqertë, me ngjarjet e fundit në një vit e gjysmë, dy, dhe skandalet që u nxorrën kryesisht nga opinioni, por edhe nga VMRO-DPMNE, ai mit ka rënë. Miti i dytë ishte se çfarëdo që të bëjë ai është gjithmonë në qeveri, nuk është këtu”, theksoi Nikolloski dhe shtoi se i ka gënjyer anëtarët se për tre apo gjashtë muaj do të hyjnë në qeveri, pra do të ketë vendor dhe zgjedhjet parlamentare, por ne pamë që asgjë nga kjo nuk ndodhi.
“Miti i tretë që ka rënë nga dje është se ai bën atë që bën, mbron njerëzit e tij. Pas asaj që shkroi dje Artan Grubi, duket qartë se edhe ai mit do të shembet. Pra, po, po bien tri shtyllat mbi të cilat ai e ka ndërtuar politikën e tij, nëse doni dhe miti që ka ndërtuar rreth vetes”, sqaroi Nikoloski.
Ai ka shtuar se sjellja e liderit të BDI-së, Ali Ahmeti është krejtësisht e papërgjegjshme.
“Është shumë e lehtë të ndërtosh një mit për dikë kur nuk është i përfshirë në pushtetin ekzekutiv. Çfarë politikani është ai që shkon në zgjedhje si i pari, e pas kësaj nuk futet në pushtetin ekzekutiv, i lë të tjerët atje, ulet edhe në kuvend në Mala Reçicë. Më falni, por kjo është sjellje e papërgjegjshme”, ka përfunduar Nikoloski.