2.4 C
Tetovo
E enjte, 12 Dhjetor, 2024
BallinaLajmeAli Ahmeti për Grubin: Nuk i kontestojmë vendimet e DASH-it, nëse vërtetohet...

Ali Ahmeti për Grubin: Nuk i kontestojmë vendimet e DASH-it, nëse vërtetohet fajësia Grubi do të tërhiqet nga të gjitha organet e partisë

Në paraqitjen e tij të parë pas përditësimit të listës së zezë amerikane, kreu i BDI-së Ali Ahmeti komentoi vendosjen e krahut të tij të djathtë, Artan Grubit, në listën e sanksioneve të Departamentit Amerikan të Shtetit. Ahmeti nuk e jep Grubin duke thënë se ai ka të drejtë ankimimi. Ai tha se partia nuk e largon nga radhët e saj porse vet Grubi do të të tërhiqet.

“Unë mendoj që z.Grubi është i përgjegjshëm dhe i ndërgjegjshëm. Nuk ka nevojë ta largojë partia. Z.Grubi sigurisht se do të tërhiqet vet nga të gjitha funksionet e partisë.

A qëndroni prapa veprimeve të tij, meqenëse ai thoshte se ai bënë çfarë t’i thoni ju?

Tash…Z. Grubi ka qenë anëtar i BDI-së, ka qenë personalitet që ka drejtuar katër vite qeverinë e RMV-së. Sigurisht që vendimet që dalin nga platforma, nga programi elektoral i BDI-së, detyrim ka çdo anëtarë pavarësisht se në cilin funksion ndodhet. A në nivel të lartë a në nivele dytësore, ka përgjegjësi realizimin e platformës dhe të programit”, deklaroi Ali Ahmeti – Kryetar i BDI-së. /Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments