1.6 C
Tetovo
E shtunë, 30 Nëntor, 2024
BallinaLajmeMickoski: Ligji për gjuhët, marketing politik i Zaevit për votat e shqiptarëve

Mickoski: Ligji për gjuhët, marketing politik i Zaevit për votat e shqiptarëve

Çdo ligj duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën dhe në funksion të sundimit të ligjit”, deklaroi sot kreu i partisë më të madhe opozitare, VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, sipas të cilit Ligji për përdorimin e gjuhëve ishte një mashtrim i Zoran Zaevit, për votat e shqiptarëve.

“Zoran Zaev bëri mashtrim me shqiptarët, veç për vota. Rreth këtij ligji kishte deklarata kontradiktore mes Zoran Zaevit dhe Sheqerinskës, për kompromisin me ligjin. VMRO-DPMNE do të përgatis amendamente për ligjin e përdorimit të shqipes, të cilat do të jenë në përputhje me Kushtetutën e Maqedonisë”, tha Mickoski duke shtuar se opinioni shumë shpejt do të njihet me përmbajtjen e amendamenteve në fjalë.


Mickoski: Kompromis për drejtësinë nuk do të ketë

“Të gjithë që kanë kryer vepra kriminale nuk do të amnistohen. Nuk ka kompromis për drejtësinë”, kështu deklaroi sot kreu i opozitës, Hristijan Micksoki.

Mickoski sot gjithashtu ka ripërsëritur qëndrimin e tij lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, por tha se heshtja në taborin e pushtetit flet për siç u shpreh ai “humbjen që e pret Zaevin”.

“Kemi folur për “Reketin” dhe do të flasim por si parti serioze, ne tani po i japim shans procesit gjyqësor”, u shpreh Mickoski derisa u përgjigj në pyetjen se kohën e fundit ai dhe partia e tij nuk përmendin fare rastin “reket”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments