Shoqata e Akademisë Shqiptare në RMV thonë se do të reagojnë nëse Gjykata Kushtetuese bëhet ndonjë abrogim të gjuhës shqipe
“Ne jemi në rrjedh të çdo aktiviteti që është duke ndërmarrë Gjykata Kushtetuese dhe si Akademi jemi shumë të interesuar që Gjykata Kushtetuese të mos merr ndonjë akt të pavend, apo të ketë ndonjë qëndrim kundër gjuhës shqipe.
Kemi përgatitur një reagim që t’i bëhet me dije Gjykatës Kushtetuese, në veçanti anëtarëve shqiptarë të cilët janë atje që të kenë kujdes, jo vetëm që mos bëjnë abrogim të neneve që kanë të bëjnë me gjuhën shqipe, por të respektojnë të gjitha normat sepse kjo ka karakter politike dhe karakter shoqëror”, tha Zeqir Kadriu nga Shoqata Akademia e Shqiptarëve për Shkencë dhe Art.
Ai tha se Gjykata Kushtetuese duhet të kujdes edhe për ato tre nenet që kanë të bëjnë me monedhat, uniformat e policisë dhe që kanë të bëjnë me përdorimin e gjuhës shqipe në instancat gjyqësore dhe gjithë andej ku duhet të përdoret.
Kadriu tha se Gjykata Kushtetuese nëse merr ndonjë vendim kundër gjuhës shqipe, tha se në bashkëpunim me forca të ndryshme do të reagojmë ashpër dhe do të mbrojmë gjuhën nëpërmjet mjeteve demokratike.