Bora ka kapluar disa rajone në Maqedoninë e Veriut, përfshi këtu Pollogun. Kreu i komunës së Tegovës, Bilall Kasami tbotë se autoritetet po veprojnë dhe po bëhet pastrimi i rrugëve.
“Rreshjet e borës filluan ndërsa angazhimi ynë për qytetarët është gjithmonë aty. Rrugët po pastrohen nga ekipet tona dhe janë të kalueshme. Luten qytetarët që të jenë të kujdesshëm gjatë vozitjes”, shkruan Kasami.