Qyteti i Shkupit ka marrë donacion nga BE 6 autobusë ekologjik. Të njejtit do të jenë në funksion brenda dy javësh pasi të kryhen procedurat e nevojshme. Por ende nuk dihet se në cilat linja do të përdoren.
Sipas ambasadorit të BE-së Mihalis Rokas, ky aktivitet është në kuadër të projektit me vlerë 10 milionë euro, me të cilin synohet të kontribuohet në uljen e ajrit të ndotur.
Mihail Rokas, ambasador i BE-së
“Qëllimi i BE-së për këtë projekt është që të ju jap prioritet nevojave të qytetarëve të cilët e përdorin transportin publik. Sa më shumë njerëz e përdorin transportin publik, aq më të mëdha janë shanset që ta ruajmë ambientin”.
Ndërkaq, kryetarja e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska, të cilën jo shpesh përgjigjet para gazetarëve, dyshon në premtimin e Qeverisë për blerje të 100 autobusëve të rinjë elektrik, pasi siç tha ajo, këtë kanë mundur ta bëjnë edhe më herët.
Danella Arsovska, kryetare e Qytetit të Shkupit
“Problemi më i madh është që unë kam kërkuar nga këshilltarët që procedura të jetë publike dhe transparente gjatë blerjes së tyre, që don të thotë se nuk do të mund askush të bëjë marrëveshje në katër sy, për të blerë 100 autobusë, ashtu siç po paralajëmrohet tani, pyeteni atë se përse po e paralajëmron tani, sepse i njejti zotëri, gjegjësisht të njejtit njerëz këtë kanë mundur ta bëjnë edhe para saktë 3 vitesh”.
Ndërsa zëvendës kryeministri dhe ministri i Ambientit dhe Planifikimit Hapsinor Izet Mexhiti, ju përgjigj se koha do t’i tregoj kryetares Arsovska se a do ta mbajnë premtimin për blerjen e autobusëve.
Izet Mexhiti, ministër i Ambientit dhe Planifikimit Hapsinor
“Çdoherë ka mund të bëhet më herët, por unë mendoj që është masë e duhur, që do të kontriboj dukshëm për ta eliminuar një burim të ndotjes së ajrit. A do jetë e vërtetë apo jo, do të vërtetohet edhe zonja Arsovska edhe qytetarët”.
Donacioni nga BE-ja bëhet përmes projektit “BE për ajër të pastër”. Ndërkaq, po në këto momente kryeqyteti gjendet në një situatë kaotike me transportin publik.