5.5 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeAfati deri më 11 dhjetor, ende asnjë parti s’ka dorëzuar në KQZ...

Afati deri më 11 dhjetor, ende asnjë parti s’ka dorëzuar në KQZ listën e kandidatëve për deputetë

Ende asnjë parti politike s’ka dorëzuar kërkesë për certifikim për pjesëmarrje në zgjedhjet e 9 shkurtit, si dhe listat e kandidatëve për deputetë pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka thënë për Gazetën Online Reporteri.net se subjetet politike duhet këto kërkesa t’i dorëzojnë deri më 11 dhjetor.

Ai tha se kjo periudhë ka filluar që nga 1 shtatori, por deri tani s’ka pasur asnjë lëvizje nga partitë politike.

“Deri më 11 dhjetor të këtij viti, subjektet politike (partitë politike, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur) duhet të dorëzojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kërkesat e tyre për certifikim për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës që do të mbahen më 9 shkurt 2025. Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, subjektet politike duhet të dorëzojnë edhe listat e tyre me emrat të kandidatëve për deputetë. Kjo periudhë ka filluar më 1 shtator, por mund t’iu konfirmoj se deri më tani nuk kemi pranuar ndonjë aplikim nga ana e subjekteve politike.”

Elezi shtoi se KQZ-ja do të kërkojë nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës që të verifikojë kandidatët për deputetë.

“Këshilli Gjyqësor i Kosovës është njëri prej institucioneve që KQZ-ja do të kërkojë verifikim të kandidatëve. Në nenin 30 të Ligjit për Zgjedhje të Përgjithshme, theksohet se kandidat nuk mund të jetë një person nëse “është dënuar në 3 vjetët e fundit me vendim gjyqësor të formës së prerë për vepër penale, me një ose më shumë vjet burgim efektiv”. Prandaj, me qëllim të zbatimit të këtij përcaktimi ligjor, do të kërkojmë nga KGjK-ja që të verifikojë listën e kandidatëve nëse ndonjëri prej tyre nuk është në përputhje me këtë kufizim ligjor”, tha Valmir Elezi për Reporteri.net.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments