5.5 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeÇerdhja e re në Tetovë ende e mbyllur, premtohet nga viti 2019,...

Çerdhja e re në Tetovë ende e mbyllur, premtohet nga viti 2019, hapja nuk u bë në tetor

Hapja e objektit të çerdhes së re “Rilindja” në Tetovë vazhdimisht zvarritet nga ana e autoriteteve. Pavarësisht se u tha se do të hapej muajin e kaluar, e njëjta nuk u bë. Ndërsa institucionet nuk japin datë konkrete se kur ky objekt do të hapë dyert për të pranuar 165 fëmijët e moshës nga 0 deri në 6 vjet, shkruan Portalb.mk. Çerdhja “Rilindja” premtohet prej vitit 2019.

Edhe pse ndërtimi ka përfunduar që në vitin 2023, zvarritja e procedurave nga institucionet ka mbajtur peng hapjen e kësaj çerdheje.

Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë edhe pse tha se objekti do të hapet në muajin tetor, kjo nuk u bë.

Pak ditë më parë u dhanë pëlqimet për punësimet e kuadrit në çerdhe që është parakusht për hapjen e objektit.

Por nga Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë nuk tregojnë se kur përfundimisht do të hapet çerdhja.

“Objekti “Rilindja” i çerdhes “Rinia” në Tetovë do të hapet së shpejti pas përfundimit të procedurave për punësimin e kuadrit të nevojshëm profesional. Është parakusht për të qenë në gjendje të pranosh fëmijët. Në periudhën e kaluar janë kryer të gjitha procedurat në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe së fundmi Ministria e Financave ka dhënë pëlqimin për punësimin e 29 personave”, thanë nga Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë.

Për atë se kur do hapet ky objekt nuk përgjigjen në pyetjet gazetareske as nga Komuna e Tetovës.

Objekti i “Rilindja” ka sipërfaqe prej 1644 metra katrorë në parcelën prej 6852 metra katrorë.

Ky objekt është bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian nëpërmjet Instrumentit të Asistencës së Para-Aderimit (IPA).

Çerdhja “Rilindja” premtohet prej vitit 2019, kurse u ndërtua në prill të vitit 2023.

Më 23 korrik 2024 Këshilli Komunal i Tetovës dha pëlqim për planin vjetor për punësimet administrative për vitin 2025 për këtë objekt të ri të çerdhes.

Ndërsa më 9 maj 2024 Ministria e Punës Sociale dha pëlqimin për fillim me punë të këtij objekti.

Hapja e çerdhes vonon shkaku i pengesave dhe neglizhencës nga autoritetet e përfshira në këtë proces.

Portalb.mk i ka dokumentuar të gjitha këto zvarritje:

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments