-0.5 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeRichard Grenell, përfundimisht “larg shqiptarëve”? Trump do e caktojë të dërguar të...

Richard Grenell, përfundimisht “larg shqiptarëve”? Trump do e caktojë të dërguar të posaçëm për konfliktin Rusi-Ukrainë

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump po shqyrton sipas agjencisë së lajmeve Reuters mundësinë që Richard Grenell, ish-shefi i tij i inteligjencës, të caktohet i dërguar i posaçëm i administratën së re për konfliktin Rusi-Ukrainë.

Grenell, i cili ka shërbyer si ambasador amerikan në Gjermani, më pas si i dërguar i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, dhe si shef për inteligjencë kombëtare në mandatin e parë të Trumpit si president, në periudhën 2017-2021, konsiderohet se mund të luajë një rol kyç në përpjekjet e Trumpit për të ndalur luftën e nisur nga Rusia në Ukrainë.

Edhe pse aktualisht nuk ekziston një pozicioni në administratën amerikane e dedikuar për t’i dhënë fund kësaj lufte, Trump është duke konsideruar krijimin e një posti të tillë, e pohuar kjo nga katër burime të afërta me këto zhvillime. Grenell ka bërë thirrje më parë për krijimin e të ashtëquajturave “zona autonome” si mënyrë për t’i dhënë fund  konfliktit ndërsa e ka lënë të kuptohet se nuk e mbështet anëtarësimin e Ukrainës në NATO në një të ardhme të afërt. Pikërisht një ide e tillë ishte ajo që nxiti pushtimin brutal të Moskës ndaj vendit fqinj.

Pavarësisht raporteve në media, Karoline Leavitt, zëdhënëse e Trumpit në këtë periudhë transizioni, nuk e ka konfirmuar hapur një emërim të tillë, por e bërë të qartë se president ii zgjedhur do t`i bëjë vetë publike vendimet e tij, sic ka ndodhur deri tani me emrat e disa figurave që ka nominuar për pozicione kryesore në administratën e tij të ardhshme, përfshirë Sekretarin e Shtetit, Marco Rubio.

Top Channel

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments