5.1 C
Tetovo
E premte, 22 Nëntor, 2024
BallinaLajmePolicia e Kosovës demanton Ministrinë serbe të Mbrojtjes “për tejkalim të kufirit”

Policia e Kosovës demanton Ministrinë serbe të Mbrojtjes “për tejkalim të kufirit”

Policia e Kosovës e ka demantuar Ministrinë serbe të Mbrojtjes për njoftimin se një grup i armatosur rëndë ka kaluar vijën kufitare me Serbinë.

Në një komunikatë për media, Policia tha të enjten se shkrimet e referuara në Ministrinë e Mbrojtjes të Serbisë janë të pavërteta dhe nuk qëndrojnë.

“Policia e Kosovës (PK), me qëllim të informimit të drejt të opinionit dhe qytetarëve, reagon ndaj disa shkrimeve të publikuara kryesisht në media serbe, e të cilat i referohen një njoftimi të Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, se kinse sipas tyre një grup pjesëtarësh të armatosur rëndë të Policisë së Kosovës kanë kaluar në mënyrë të paautorizuar vijën kufitare me Serbinë në veri të vendit. Shkrimet e tilla të referuara në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes së Serbisë, janë të pavërteta dhe nuk qëndrojnë”, thuhet në komunikatë.

Policia e Kosovës tha se shkrimet që u publikuan në mediat serb kanë për qëllim krijimin e pasigurisë te qytetarët dhe të njollosin Policinë.

Më herët gjatë ditës, Ministria e Mbrojtjes në Serbi pretendoi se një grup i armatosur rëndë i Policisë së Kosovës tejkaloi kufirin në pjesën veriore. Pretendimi u bë edhe nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, që tha se “kjo u bë me qëllim”. “Amerikanët e dinë se Kurti e ka porositur këtë qëllimisht. Ai ka pritur që kjo të shpije në hyrjen e NATO-s në luftë me Serbinë. Herën tjetër, do të reagojmë në përputhje me rregullat”, ka thënë Vuçiqi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments