-0.3 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeDjali i kryetarit të një komune në Turqi ka vdekur në burgun...

Djali i kryetarit të një komune në Turqi ka vdekur në burgun e Shutkës

Djali i kryetarit të komunës Güzelbahçe, pjesë e Izmirit në Turqi, vdiq nga një atak në zemër në burgun e Shkupit, ose i njohur si burgu i Shutkës, raportojnë mediat turke.

Lajmin për vdekjen e ka konfirmuar në rrjetet sociale babai i tij dhe kryebashkiaku Mustafa Gjunaj.

“Kemi dhimbje të madhe, humbëm djalin Onur Gjunaj nga një atak kardiak. Informacionet për ceremoninë mortore do të njoftohen. Nuk mund t’i pranoj telefonatat tuaja sepse nuk mund t’i përgjigjem telefonit. Faleminderit për mirëkuptimin”, ka shkruar babai dhe kryetari i komunës së Güzelbahçes, Mustafa Gjunaj.

Sipas raportimit, ai ishte arrestuar pasi paraprakisht kishte kanosur me mjet të mprehtë punonjësit e një kazino në komunën Qendër në Shkup.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments