Dueli mes Zvicrës dhe Serbisë i vlefshëm për raundin e 5-të në Ligën e Kombeve u mbyll në barazimin 1-1.
Si gjithmonë këto përballje nuk mbyllen pa incidente dhe e njëjta gjë ka ndodhur mbrëmë pas përfundimit të sfidës.
Në një nga tribunat, disa huliganë të Serbisë tentuan ti vendosnin flakën flamurit të Shqipërisë. Por më pas disa të tjerë janë afruar duke ua marrë flamurin kuqezi.
Në atë moment ka plasur sherri mes shumë tifozëve.
In the Switzerland-Serbia match, Serbian fans attempt to burn the Albanian 🇦🇱 flag, but after several attempts, they fail.@FSHForg @DukaArmand1 pic.twitter.com/kc4Tf0esi3
— Albi (@albbibe) November 16, 2024