3.2 C
Tetovo
E premte, 15 Nëntor, 2024
BallinaLajmeNjë inspektor i ngujuar nga disa persona të myftinisë – Salihi ankohet...

Një inspektor i ngujuar nga disa persona të myftinisë – Salihi ankohet se po përballen me pengesa në Tregun e Grave në Tetovë

Inspektorati  komunal me asistencë të policë ka dalë në aksion në tregun grave në Tetovë. Ata kanë kontrolluar nëse myftina vazhdon tu marrë para shitësve të tregut në mënyrë të paligjshme. Shefi i inspektoratit komunal të Tetovës madje tha se po hasin në pengesa gjatë punës së tyre, pasi disa persona të myftinisë kanë ngujuar njërin prej inspektorëve.

Denoncimin në polici e konfirmon edhe SPB-Tetovë.

Myftiu Qani Nesimi thotë se kanë kontratë për pagesat, ndërsa akuzon myftiun tjetër Selver Xhemailin se me marrëveshje me komunën po i bëjnë presion.

Nga Ndërmarrja Publike Komunale “Tetova” pranojnë se ka kontratë për pastrimin e mbetjeve që krijohen të enjteve, por jo edhe për autorizim të dikujt për të mbledhur të holla. Kontrata pritet dhe të prishet.Problemi mes inspektoratit komunal dhe myftinisë ka filluar para disa javëve. Nga komuna thonë se askush nuk ka të drejtë të mbledh të holla nga shitësit në rrugë, ndërsa myftinia thonë se ai vend është pranë varrezave dhe u takon atyre, andaj vazhdojnë të marrin qira nga 50 deri në 200 denarë në ditë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments