3.2 C
Tetovo
E premte, 15 Nëntor, 2024
BallinaLajmeVazhdon kaosi në parkingun e Klinikës së Shkupit, qytetarët ngatërrohen me orë,...

Vazhdon kaosi në parkingun e Klinikës së Shkupit, qytetarët ngatërrohen me orë, Taravari thotë se sot bëhet shpallja

Vazhdon kaosi në parkingun e Qendrës Klinike “Nënë Tereza” në Shkup. Përveç hapësirës së vogël, parkingu nuk ka menaxhim adekuat.

Në qendrën Klinike “Nënë Tereza”, siç mund ta shihni është shkaktuar një kaos i vërtetë te parkingu sepse veturat nuk mund të hyjnë dhe as të dalin në kohë. Disa qytetarë prapa kamerave na treguan se paguajnë nga 2 herë për shkak pamundësisë për të dalë.

Pyetëm ministrin e shëndetësisë Arben Taravari për këtë problem të kamotshëm që po ndodh në klinikë. Ai tha se sot bëhet shpallja për projektin.

Ndryshe ka disa ministra që tashmë janë ndërruar. Secili që ka ardhur ka premtuar zgjidhje, por tani për tani kaosi do të vazhdojë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments