Koncert “Sfida e barabartë” për personat me aftësi të kufizuara
Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, në Muzeun e Luftës së Maqedonisë mbajti fjalim në ceremoninë e organizuar me rastin e 3 Dhjetorit, Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara.
Para hapjes së evenimentit solemn, ministri Ismaili i përshëndeti të pranishmit duke u dërguar urime me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara.
“Evenimenti i sotëm është një përkujtues i vogël, por shumë i rëndësishëm për rëndësinë e një kategorie njerëzish përreth nesh. Njerëz të cilët janë shumë të talentuar në fusha të ndryshme, individë të cilët me larminë e tyre e presin mundësinë e vet për të qenë pjesë e barabartë e shoqërisë sonë dhe të gjitha sferave të saj”, tha ministri i Kulturës. Ai shtoi se kujdesi për nevojat kulturore të këtyre njerëzve është njëri nga prioritetet e Ministrisë së Kulturës, me çka Ministria dhe institucionet në fushën e kulturës janë të hapura për bashkëpunim dhe iniciativa me qëllim ta avancojnë jetën kulturore të personave me aftësi të kufizuara.
Organizatorëtë koncertit “Sfida e barabartë”, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, ishin organizata joqeveritare “Hendikep Plus” dhe produksioni “Aleksander ARP”.
Në evenimentin ishte promovuar edhe kënga me videoklip në interpretimin e Aleksandar Ristevski – Princ, kushtuar personave me aftësi të kufizuara, ndërsa u ndanë edhe mirënjohje, duke e përfshirë edhe Ministrinë e Kulturës dhe ministrin Hysni Ismaili.
Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, sot realizoi takim me ambasadorin e Republikës së Polonisë në vendin tonë, z. Vojcieh Ticinjski.
Në takim, ministri Ismaili tha se Republika e Polonisë është mbështetësi ynë i madh në procesin e integrimit të Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian dhe një vend që na lidh një bashkëpunim i mirë afatgjatë në fushën e kulturës, si në planin bilateral, ashtu edhe në planin multilateral. Në këtë kontekst, u theksua se bashkëpunimi zhvillohet në të gjitha veprimtaritë kulturore, që është konfirmuar edhe me dokumente të shumta, duke mundësuar kështu një shkëmbim më të madh të artistëve dhe realizimin e projekteve midis institucioneve në të gjitha fushat e kulturës.
Ministri Ismaili nënvizoi se vitet e kaluara një numër i madh artistësh nga të dyja vendet kanë marrë pjesë në festivalet dhe manifestimet e njohura në Maqedoninë e Veriut dhe në Poloni. Poetët polakë kanë marrë pjesë tradicionalisht në manifestimin poetik “Mbrëmjet Strugane të Poezisë”, ndërsa veprat e autorëve maqedonas janë përkthyer tashmë në polonisht, në kuadër të Konkursit për Financimin e Përkthimeve të Veprave Përfaqësuese të Letërsisë Maqedonase nga Botuesit e Huaj. Artistët polakë janë edhe mysafirë të rregullt në festivalin e njohur “Vera e Ohrit”.
Në fund, të dy bashkëbiseduesit u shprehën të bindur se bashkëpunimi dhe komunikimi i vazhdueshëm, si dhe realizimi i projekteve konkrete ndërmjet të dyja vendeve në të gjitha veprimtaritë kulturore do të vazhdojë edhe në të ardhmen
Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili,realizoi takim pune me ambasadorin austriak në vendin tonë, Georg Vucas.
Në takim, u bë fjalë mbi bashkëpunimin e deritanishëm në fushën e kulturës, si dhe mbi aktivitetet e ardhshme nëpërmjet të cilave do të avancohet shkëmbimi kulturor i projekteve dhe artistëve ndërmjet të dyja vendeve. Ministri Ismaili theksoi se bashkëpunimi me Republikën e Austrisë në fushën e kulturës bëhet nëpërmjet prezantimit të vazhdueshëm të vlerave kulturore maqedonase në këtë vend, si dhe përmes realizimit të projekteve që e përfaqësojnë kulturën austriake në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ismaili informoi se ka një numër të madh të artistëve që prezantohen vazhdimisht në festivalet tona të njohura, siç janë: Mbrëmjet e Operës së Majit, Vera e Ohrit dhe Mbrëmjet Strugane të Poezisë. Njëherazi, u theksua edhe realizimi i Ballit të Vjenës në Shkup, një manifestim i cili e konfirmon bashkëpunimin maqedono-austriak në fushën e kulturës dhe artit.
Në takim, të dy bashkëbiseduesit biseduan edhe mbi mundësinë e thellimit të bashkëpunimit në fushën e kulturës ndërmjet të dyja vendeve, si dhe mbi realizimin e projekteve të shumta midis institucioneve të kulturës në të dyja vendet.