7.2 C
Tetovo
E enjte, 7 Nëntor, 2024
BallinaLajme(Video) Avokati i Popullit Naser Ziberi: Kushtet në Burgun e Idrizovës alarmante,...

(Video) Avokati i Popullit Naser Ziberi: Kushtet në Burgun e Idrizovës alarmante, dy të burgosur shfrytëzojnë një shtrat ose flenë në dysheme

Për shkak të mbipopullimit në burgun e Idrizovës, derisa një i burgosur fle, tjetri duhet të rrijë zgjuar dhe të presë radhën sepse një shtrat e ndajnë dy të burgosur. Kjo është vetëm njëra prej vërejtjeve që i theksoi Avokati i Popullit Naser Ziberi në DailyClick. Gjendja më alarmante sipas tij është në burgun Idrizovë për kushtet e të cilit tha se janë të mjerueshme dhe jonjerëzore.

Naser Zyberi: “Ne kemi qeli ku për të burgosur ka vetëm 1 metër kub hapësirë, kemi qeli ku një krevat e ndajnë dy të burgosur, kemi pjesë ku të burgosurit vendosen në shtretër nëpër korridore, kemi qeli ku 50 të burgosur shfrytëzojnë një tualet”.
TV21: Po higjiena?
Naser Zyberi: “Çfarë higjiene mund të ketë në kushte të këtilla, kur një i burgosur fle e tjetri duhet të rrijë zgjuar dhe pasi të zgjohet ai, të flejë ai tjetri, sepse ndajnë të njëjtin shtrat, ose shtrat që është shtruar në korridor i cili është në pllaka të betonit, ose mungesë të ujit të nxehtë ose nxemjes e kështu me radhë”.

Shqetësuese e konsideron edhe faktin që rreth 80% e 17 burgjeve sa numëron vendi, nuk kanë mjek psikiatër, mjek të përgjithshëm dhe mungon procesi i risocializimit. Ziberi thotë se vendi duhet të ndërmarrë urgjentisht masa që të përmirësoje kushtet në drejtim të zgjerimit të kapaciteteve, për trajtimin shëndetësorë por edhe zgjerimin e kapaciteteve njerëzore ose administratës.

“Mos të flasim për depërtimin e mjeteve të palejueshme nëpër burgje, siç janë droga, armët, siç janë mjetet e komunikimit e tjera. Pra gjendja në burgjet e Maqedonisë është shumë e rëndë për të mos thënë alarmante. Standardet nderkombetare flasin se një gardian duhet të kujdeset për 15 të burgosur, ndërsa a e dini sa kemi në Idrizovë, për 50 të burgosur duhet të kujdeset një gardian. E kështu lindin probleme tjera, sulme nga të burgosurit ndaj gardianëve dhe vihet në pikëpyetje siguria e vetë gardianëve”, tha në Daily Click në TV21, Naser Zyberi – Avokati i Popullit.

Avokati i Popullit, Naser Ziberi e komentoi edhe amnistinë apo faljen e të burgosurve, mekanizëm të cilin tha se e mbështetë, por duhet të vlejë për persona të dënuar për vepra të lehta, siç janë gabimet në komunikacion e jo të dënuar për krime të rënda.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments