2.5 C
Tetovo
E enjte, 21 Nëntor, 2024
BallinaOpinionDilaver Goxhaj / PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja...

Dilaver Goxhaj / PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikanepër Shqipërinë Koministe”, me autorë Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare, Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis
Forcave të Mbrojtjes së Popullit dhe 12 mijë bandave diversioniste të dërguara nga shtetet
fqinje dhe Perëndimi imperialist, të infiltruara në Shqipëri përmes tokës, detit dhe ajrit, si
dhe të qindra bandave të kriminelëve të luftës të arratisur nëpër male, ishte rezultat i
drejtpërdrejtë i një intervencioni të huaj. Ai ishte një aksion i kombinuar nga jashtë dhe nga
brenda Shqipërisë, i cili morri trajtën e një komploti ndërkombëtar. Ai komplot u zhvillua në
dy etapa kryesore: së pari, me sulmin diplomatik kundër Qeverisë Demokratike të
udhëhequr nga Enver Hoxha, me mosnjohjen e saj dhe prerrjen e mardhënieve zyrtare më
të, duke mos e thirruar as edhe në bisedimet për dëmshpërblimet e luftës; së dyti, kur kjo
doli e pamjaftueshme, duke mos u mjaftuar me të, sulmuan me 12 mijë banda, duke i
dërguar çdo ditë 5 – 6 banda për gjatë 10 viteve, në bashkëveprim me forcat reaksionare
brenda vendit, të cilat nuk u pajtuan me disfatën, prandaj dhe nuk qëndruan duarkryq.
Baza e organizimit të atij komploti ndërkombëtar ishin territoret e Greqisë, Jugosllavisë dhe
i Italisë, por në të, një rol të dorës së parë patën shtetet dhe shoqëritë kapitaliste, në
mënyrë të veçantë anglezët.
Lufta mbrojtëse 10-vjeçare kundër atij intervencioni ndërkombëtar zë një vend tepër të
rëndësishëm në historinë e popullit shqiptar. Qeveria e kryesuar nga Enver Hoxha përbën
edhe një nga shfaqjet më interesante të demokracisë shqiptare. Qoftë nga përbërja apo
nga programi, ajo Qeveri ngjalli aq shumë shpresa brenda vendit, duke sfiduar frontin unik
të reaksionit ndërkombëtar dhe atij të brendshëm.
Në mënyrë të veçantë fshatarësia shqiptare përforcoi edhe më shumë mësimin e madh që
mori gjatë LANÇ-it për t’u shkundur një herë e përgjithmonë nga kompleksi shekullor dhe
për të kuptuar rolin udhëheqës nga një parti politike e vetme me program idealist tërësisht
kombëtar. Gjithashtu, në atë luftë 10-vjeçare mori pagëzimin e zjarrit edhe gjenerata që do
të çonte përmes errësirës rrethuese borgjezo-imperialiste pishtarin e lirisë e të drejtësisë,
duke hapur një epokë të re në historinë shqiptare – epokën e shoqërisë socialiste.
Dhe Enver Hoxha mbetet si protagonist kryesor i një ndërmarrjeje historike, i cili tregoi se
ai ishte pikërisht forca e idealit kombëtar, dhe jo etja për pushtet, që e shtynte në veprën e
tij politike thellësisht kombëtare, duke e çuar popullin e vet në “tokën e premtuar”, i cili ka
për të mbetur një pikë referimi e përhershme dhe një udhëheqës shpirtëror i njohur në
gjithë botën shqiptare. Ndërsa, kryetari i Francës Sharl De Gol e çon më tej, duke shkruar:
“Askush më tepër se Enver Hoxha nuk e meriton thënien “Lavdia shkon tek ai që nuk
e kërkon atë”!
Vitet 1944-1953 ishin periudha më e vështirë për Shqipërinë, pasi, për herë të parë po
luftonin shqiptarët e pasur, që sulmonin nga jashtë Shqipërie, me shqiptarët në Shqipërinë
e djegur tërësisht. Ajo ishte një luftë dramatike ndërmjet Shqipërisë së vjetër, (që
mbështetej nga shtetet fqinjë dhe prapavijat politike e ushtarake të tyre, Perëndimi
imperialisto-kapitalist), dhe Shqipërisë së re; një luftë dhe kaos i paparë, ku vihej në

2
diskutim egzistenca ose jo e Shtetit Shqiptar në Ballkan, e parashikuar kjo edhe në “Plan
for Albania”.(Obopus Bg, v.1 “Plani Albania”, datë 15 qershor1949,\Seria B, f.2 & I.Koçollari
“Operacione Sekrete…”, v.1, f.183,195)
Edhe pse ajo ishte një luftë 10-vjeçare, pjesa më e madhe e mësimeve humbet, pasi paqja
sugjeron të tjera ide, dhe fshihen në harresë të plotë historia e saj, të metat e saj, si dhe
virtytet e asaj. Duke qenë se ajo ishte një luftë vendimtare, duhet të mos harrohet. Armiku
më i rrezikshëm është ai që harrohet. Populli dhe Forcat e Mbrojtjes së tij, duke luftuar me
ato banda, qëndrushmëria dhe guximi u bënë për to dhe gjithë popullin e Republikës
Popullore të Shqipërisë, një virtyt i domosdoshëm.
Forcat e Mbrojtjes së Popullit, të Policisë dhe të Sigurimit, që luftonin kundër atyre
bandave, ishin njerëz të fuqishëm jo vetëm fizikisht, por edhe të stërvitur; por, mbi të gjitha,
shumë të fuqishëm moralisht, pasi ideologjia dhe feja e tyre ishte shqiptarizmi, përveç dhe
inteligjente, pa folur se ato ishin vetë forcat çlirimtare të Shqipërisë dhe, natyrisht që do t’i
mbronin me gjak fitoret e asaj lufte 5-vjeçare me pushtuesit. Për këto arsye, masat
fshatare, ashtu si dhe gjatë LANC-it, iu përgjigjën masivisht thirrjes së Qeverisë
Demokratike: Atdheu në rrezik!
Por, për fat të keq tonin, në Shqipërinë post-socialiste, pothuajse të gjitha forcat politike të
pas vitit 1990, si dhe shumë teoricinë, historianë e analistë “të pavarur” kanë filluar ta
quajnë terrorizmin e bandave kriminale kundërrevolucionare të 10-vjeçarit të parë të
Shqipërisë të pas-Luftës së Dytë Botërore, një lloj lufte gjoja heroike, me arsyetimin se
luftonin “diktaturën komuniste”(!) Tek kriminelët diversatë pati vetëm spontanitete,
ndërsa te forcat tona të Mbrojtjes së Popullit pati vetëm vetmohim idealistësh në
interes të mbrojtjes kombëtare. Ky është qëndrimi që mbajmë ne, kundërshtarët e
veprimtarisë terroriste të bandave shqiptare e të huaja diversioniste kundër shtetit të
prsaçliruar shqiptar.
Ndërsa, qëndrimi që mbajnë jo vetëm dy autorët e librit “Dosja Amerikane për Shqipërinë
Komuniste”,Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti, por dhe përkrahësit e bandave kriminele,
bazohen në botkuptimin e tyre për interesa personale dhe anti-kombëtare. Si të tillë,
vështrimi i këtyre qëndron në sipërfaqe, pasi shfaqen vetëm inidividët e veçantë, prandaj
dhe kjo kategori e ngjashme me Visar Zhitin dhe Bejtullah Destanin i klasifikojnë si heronj
Hamit Matjanin, Alush Leshanjakun, Zenel Shehun dhe shokët e tyre terrorostë që i kanë
dekoruar dhe vijojnë t’i dekorojnë presidentët e Shqipërisë “demokratike” të pas periudhës
së sistemit socialist. Ndërsa publiku i gjerë, as gjatë atij dhjetëvjeçari, dhe as sot nuk u
kushton aspak vemendje atyre kurora lavdie që presidentët tanë u kanë dhënë pas-mortum
atyre kriminelëve.
Me një fjalë, këtu duket ndryshimi i pikëpamjeve, që përcaktohet nga ndryshimi i pozitës që
zënë klasat në shoqëri. Dhe këtë ndryshim të pashmangshëm e ka trajtuar shkëlqyeshëm
akademiku Irakli Koçollari, kur flet për sakrificën e gjithë popullit, i përfaqësuar prej
oficerave të Sigurimit në përbërje të “Grupit Special” dhe familjet e tyre: “Megjithëse këta
familjarë u internuan për nevoja të realizimit me vertetësi të skenarit të Sigurimit, në fakt
këto familje dhe fëmijët e tyre e vuajtën realisht internimin dhe qëndrimin klasor të opinionit
ndaj tyre, me qëllim që të mos zbulohej skenari, askush të mos dyshonte dhe bashkë me të
asgjë të mos bëhej shkak për dështimin e operacionit… Ata, “Grupi Special” do të ecnin
krah për krah me vdekjen, nën një ekuilibër sfidues, që vetëm ata burra dinin ta bënin.

3
Sepse kështu mund të përballohej ajo luftë dhe vetëm ata, si Asim Aliko, Hekuran Popbrati,
Mark Dodani, Pilo Shanto, Ilo Stojku, Haxhi Shurdhi etj., kishin shkruar me tatuazhe në
shpirtin e tyre betimin “Qytetarë të Sakrificës”. Ishte Atdheu i tyre që i kishte pagëzuar me
këtë emër ata Bohemë të Lirisë!! (I. K., vëll.2,f.98, 110-111).”
A mund të ketë akt më të lartë kombëtar se vetmohimi i oficerave të atij “Grupit Special”?
Gjithë qëllimi i tyre ishte që populli “të mbledhte veten”. Ata heronj mbrojtën Lirinë e
Shqipërisë për të cilën u flijuan 28 mijë dëshmorë. Por, ata janë heronj të një lloji të
veçantë, të cilët i besonin plot qetësi të vërtetës së tyre. Dhe, në të vërtetë, pikërisht në
thjeshtësinë e këtij heroizmi duket natyra e tyre më e lartë, duke qenë të gatshëm të binin
fli, jo sepse ata ishin më të mirë se të tjerët, por, perkundrazi, sepse ishin të bindur se
populli kishte besim absolut tek ata.
Ndërsa “heronjtë” diversantë të dekoruar nga Presidentët dhe politkanët e “demokracisë” të
pasvitit 1990, nuk ka se si t’u ngjajnë heronjve të dalë nga populli i thjeshtë. Ka heroizëm
dhe heroizëm. Heronjtë, që dalin nga radhët e klasave të larta, nuk u ngjasin heronjve që
dalin nga radhët e popullit të thjeshtë. Ndërsa “heroizmat” e diversantëve të dekoruar, nuk
janë gjë tjetër, veçse alkimi heroike.
Jon Hollyday te libri “Shqiptari Dinak” shkruan: “Akoma edhe më ogurzezë, është
përkrahja hapur e anglezëve ndaj një plani të përpiluar nga SHBA në muajin Gusht 1944,
për ta ndarë Shqipërinë më dysh dhe për të pushtuar një pjesë të saj. (FO 371//43554).
Entusiazmi i Forin Ofisit nuk ishte fort i madh për shkak të mungesës së forcave për të
realizuar pushtimin. Plani i amerikanëve thotë: “Sazani të merret menjëherë nga Aleatët.
Dhe vijon: “6).Sa më shpejt duhet të dërgohen në Tiranë e në Durrës 5.000 forca
amerikanë”. Ndër arsyet që jepen, janë: “c). Të parandalohet mundësia që LANC… t’u
mohojë aleatëve të drejtën për ta pushtuar Shqipërinë, dhe f). Të pengohet integrimi tepër i
ngushtë i LNC-së me Titon dhe me Rusët.”(Shih “Shqiptari Dinak”, Shtëpia botuese
“Shpati”, Zvicër, 1993, f.114-115)
Ndërkohë, në muajin Nëntor 1951, profesionistët e CIA-s deklaronin se: “Grupet e
agjentëve tanë kanë raportuar se është e vështirë të bindësh popullsinë për t’u
përfshirë në aktivitete spiunazhi”. (OBOPUS BRGFIEND, Vol.20, f.1-8; I Koçollari,
v.2,f.258)
Ky përfundim i nxjerrë prej CIA-s shpjegon pse e humbën luftën 10-vjeçare 12 mijë bandat
e mbështetura nga shumë shtete të huaj. Ajo fitore vërtetoi se populli kishte besim të plotë
te udhëheqja e djeshme e LANC-it, ajo edhe e ndërtimit të shtetit demokratik të pas-luftës.
Duam apo nuk duam, por faktori kryesor i këtij besimi mbarëpopullor te udhëheqja e vendit
ishte moskrijimi i partive të tjera politike anti-fashistë, veç PKSH-s. PKSH-ja nuk kishte
qenë kundër krijimit dhe bashkëpunimit me parti të tjera shqiptare anti-fashiste. Gjë që
PKSH-ja e pat bërë të qartë në dokumentat e saj qysh gjatë kohës së luftës, ku thuhet:
“…s’do të thotë se jemi kundër formimit të partive të ndryshme politike, por këto parti, që të
mund të formohen, duhet që në programin e tyre të kenë në ballë të parë luftën kundër
okupatorit, luftën me prova dhe jo me fjalë dhe këto parti të marrin pjesë në Frontin
Nacionalçlirimtar, duke pasur të drejtë të ruajnë identitetin e tyre”.(“Dokumente Kryesore të
PPSH”, vëll.1, bot.i dytë, f.212, Tiranë, 1971)
Derisa partitë dhe organizatat e ndryshme politike që u formuan gjatë luftës, nuk mbrojtën
as popullin, por as edhe interesat kombëtare, natyrisht që edhe pas çlirimit, ato parti do të

4
mbronin interesat e ish-klasave sunduese nga kishin dalë, dhe jo interesat kombëtare.
Prandaj Enver Hoxha, këtë fakt historik e trajtoi hollësisht edhe në Raportin e mbajtur në
Kongresin e 4-t të Frontit Demokratik të Shqipërisë, më 14 shtator 1967:
“Duke pasur parasysh faktin historik që te ne nuk pati parti të tjera politike,.. ishte një e mirë
e madhe, e pallogaritshme, kurse për borgjezinë, për reaksionin kombëtar e ndërkombëtar,
ishte një fatkeqësi e madhe, një humbje fatale. Ç’karakter dhe ç’qëllime do të kishin partitë
e tjera politike, ç’do të përfaqësonin dhe interest e kujt do të mbronin ato? Natyrisht,
interesat e bejlerëve, të agallarëve, të tregëtarëve, të kapitalistëve të qytetit e të fshatit.[..]
Ja pse ata nuk durojnë dot që në Shqipëri të ketë një parti të vetme; ja pse ata kërkojnë,
nën maskën e “demokracisë”, të ketë shumë parti, që të mos ndërtohet kurrë një demokraci
e vërtetë për popullin, të mos ketë kurrë një shtet me të vërtet demokratik, por mbi popullin
tonë të sundoi thundra e hekurt e kapitalit”. (E.Hoxha Vepra 36, Tiranë, 1982, f.326-327).
Ajo “partia e vetme” e tregoi veten që “ishte një e mire e madhe” për Shqipërinë e sfilitur në
shekuj, pasi ndërtoi një shtet të vërtet ligjor demokratik. Ky ishte faktori kryesor që ajo parti
e fitoi edhe atë luftë civile 10-vjeçare; prandaj që për 30 vjet arriti nivelet e zhvillimit
ekonomik, arsimor, kulturor e shkencor, që Evropës i ishin dashur shekuj.
Ato arritje ishin edhe për faktin ngaqë ajo “parti e vetme” kish ngritur struktura shoqërore
vetëkorrigjuese ligjore ndihmëse në të gjithë vendin. Dhe ato ishin: Organizatat Bazë të
Partisë, të Frontit Demokratik, të Gruas dhe e Rinisë në çdo strukturë të shoqërisë: në çdo
lagje qyteti, në çdo fshat, qëndër pune, repart ushtarak etj., pa folur pë ekzistenën e
opozitës kryesore të PPSH, Bashkimet Profesionale (Sindikatat). Të gjitha këto organizma
ligjore kujdestare të popullit dhe korrigjuese të organeve shtetërore ishin jo vetëm
llogaridhënëse në mënyrë periodike, por edhe të detyruara t’i bënin me dije me shkrim
instancave nga vareshin, si udhëheqjes qëndrore të shtetit, asaj të rrethit, dhe çdo ministrie
përkatëse, çdo muaj, duke u prezantuar mendimet e banorëve dhe kolektivave ku ato
jepnin llogari, por edhe për korrigjime në përmbajtjen e ligjeve dhe të vendimeve të
strukturave ligjvënëse dhe qeveritare, ashtu edhe për raste të zbatimit gabim të tyre nga
hallkat ndërmjetëse të piramidës shtetërore; dhe, veçanërisht, edhe për mënyrën e punës
prej drejtuesve kryesorë të të gjithë strukturave qeverisëse. Në të kundërt përgjegjësia e
gabimeve u mbetej këtyre mekanizmave. Mekanizma të tjerë korigjues ishin gazetat lokale
e qëndrore, për mos të folur për strukturat kulturore, sikundër ishin Lidhja e Shkrimtarëve,
estradat e shtetit dhe revista kritike satiriko-humoristike “Hosteni”.
Pluralizmi politik i sotëm janë pasardhësit e anëtarëve të KQ të PPSH të fundviteve ’80-të
si dhe të Ballit e Legalitetit të djeshëm kolaboracionist, që punonin për pushtuesin dhe jo
për Shqipërinë, prandaj të dy këta lloj pasardhës e kanë shpallur LANÇ-in “luftë civile”; janë
këta pasardhës “demokratë” pluralistë që i çuan në ZERO arritjet 40 vjeçare të bëra nën
udhëheqjen e asaj “partisë së vetme” që udhëhoqi Luftën Nacionalçlirimtare, dhe ishin
udhëheqësit e saj që begatuan Shqipërinë sa qenë gjallë.
Qeveritë “demokratike” shqiptare të periudhës pluraliste mbështeten vetëm te mediat e tyre
klasore partiake. Këto qeveri qëllimisht nuk kanë as sindikata as struktura të ngjashme
korrigjuese ligjore sikundër ishin në periudhën monopartiake. Në sistemin aktual pluralist
shqiptar nuk ka asnjë lloj prej mekanizmave që pati Shqipëria moniste: sindikata,
organizata e partie, të rinisë e të gruas nëpër qendra banimi dhe qendra pune. Ato janë
zevendësuar me nga një person I vetëm, që thirret patronazhist. Pra, qeveritë tona

5
pluraliste mbështetje kritikuese dhe korrigjuese kanë vetëm individët patronazhistë.
Patronazhisti, nga informator i thjeshtë bëhet provokator, më pas dëshmitar i rremë
profesionist, si dhe informator me pagesë, ndërkohë që struktuar korrigjuese
llogaridhënëse të periudhës monopartiake, që cituam më lart, nuk paguheshin nga shteti!
Si rrjedhojë, patronazhistët do bëhen një gjini e urryer rrëshqitësish, që jo vetëm dëgjojnë
duke shënuar çdo gjë që do t’u duhet për relacionin që do bëjnë, por, duke folur vetë në
çdo mjedis shoqëror, provokojnë të tjerët që të flasin për partitë dhe qeverinë, të cilat pastaj
ata i përdorin për t’u raportuar drejtuesve kryetasorë të partisë së tyre në pushtet, duke u
bërë kështu vegël për dëshmi të rreme, duke raportuar gjysëm të vërteta me një lloj
kënaqësie sadizmi. Gjysëm e vërteta është më e rrezikshme se gënjeshtra, sepse atë
është më e vështirë ta përgënjeshtrosh. Këta lloj informatorësh i lind vetëm pushteti
despotik, të cilët bëhen njerëz të rënë në nivelin më të ulët të shkallës së jetës, ku fitimin e
virtytit dhe të mënçurisë dëshirojnë t’ua lënë të tjerëve. Tërë lumturinë e tyre,
patronazhistët e shohin në mundësinë që kryeministrin, ai dhe kryetar i partrisë së tyre, ta
thërrasin ZOT.
Për këto qëllime janë eleminuar sindikatat, gjithë strukturat korigjuese, si dhe mbledhjet e
kolektivave, të lagjeve e të fshatit për të asgjësuar idetë përparimtare, duke dhunuar
shënjtërinë e ndërgjegjes të popullit dhe të mendimit të tyre personal. Kjo është
demokracia e parasë, për të mbajtur në këmbë diktaturën e parasë, për të shfrytëzuar
dhe terrorizuar masat punonjëse.
Pluralizmi politik ka edhe ai të mirat e veta, por ka edhe një të keqe të madhe: bën
shtresëzime politike të popullsisë. Këto lloj shtresëzime politike, në shumicën e vendeve të
vogla, kanë pasoja negative. Pluralizmi, duke krijuar shtresëzime politike, i bën vendet e
vogla “demikratike” të ngjashme si vendet koloniale, ku, – sikundër shprehet Zhan – Pol
Sartri te parthënia e librit të Franc Fanonit, “Të mallkuarit e botës”, – sa më shumë
shtresëzime të krijohen, aq më lehtë e kanë partitë politike të sundojnë popullin, njësoj
sikundër bëjnë kolonizatorët, duke futur urrejtjen midis shtresave shoqërore, duke
mistifikuar secila shtresë të huajt, gjë që përçahet uniteti popullor. Përçarja e popullit krijon
një boshllëk jetik, që lehtëson sundimin e individit me pushtet. Vetëm vetmohimi mbarë
popullor, përçmimi i çfarëdo gjëje që nuk është kolektive, bëjnë të mundur lindjen dhe
mbretërimin e një morali kombëtar që i jep forcë njeriut, që ia kthen besimin në forcat e
veta, i cili çarmatos edhe indiferentët më skeptikë. Në Shqipërinë e viteve 1945-1990 u
vërtetua në praktikë se monopartizmi nuk krijoi shtresa të ndryshme shoqërore, por,
përkundrazi, i bëri të gjithë shqiptarët të barabartë dhe vëllezër, duke krijuar edhe strukturat
e mësipërme korigjuese, prandaj u çelnikos uniteti kombëtar, si dhe u zhvillua Shqipëria në
të gjithë drejtimet ekonomike, kulturore, politike dhe shoqërore.
Ndërsa periudha “demokratike” 35-vjeçare e Shqipërisë së viteve 1990 – 2024 ka
marrë karakteristikat e demokracisë së parasë dhe të shtetit “demokratik” borgjez. Kjo
përvojë historike 35-vjeçare po e vërteton faktin se në pluralizmin politik partitë politike
parim kryesr nuk kanë mirëqënien e popullit, por forcimin dhe pasurimin e borgjezisë.
Aktualisht në Shqipërinë pluraliste po ndodh ajo çfarë ka parashikuar në fund të jetës së tij,
shkrimtari, poeti, esseisti, gazetari dhe kritiku i famshëm letrar, britaniku George Orwell,
(1903 – 1950), autori i librit “1984”: “Në botën tonë, nuk do të ketë fare emocione, përveç:
frikës, zemërimit, triumfit dhe mungesës së besnikërisë, përveç besnikërisë ndaj partisë.”

6
A i I bëri të evidente të gjitha këto aspekte pluralizmi politik shqiptar me kryengritjen e
armatosur në vitin 1997 kundër forcave politike? Gjatë monizmit 45-vjeçar nuk patëm të tillë
rebelime, as bazë fshati e jo më gjithëkombëtar.
Aktualisht, kjo pabesi e pluralizmit politik shqiptar ndaj popullit dhe atdheut po shihet në
shumë vështrime: në nxitjen e emigrimit në çdo lloj mënyre; po u japet psuria kombëtare
konçesioneve të huaja, që do do thotë thjesht kolonizim i vendit; po u falen hapësira
territoriale të vendit shteteve të tjerë, sikundër është rasti i faljes së ishullit të Sazanit – një
amerikani; Gjiun e Sarandës dhe karhinën e Himarës (bregdetin e Detit Jon) – Greqisë;
Shëngjinin, Lezhën dhe Gjadrin – Italisë; një pjesë “Shtetit Bektashi”; si dhe kanë nxjerrë
edhe ligje për shitjen e maleve me 1 Euro çdo m 2 të tyre, ku u strehua ndër shekuj
gjuha jonë shqipe, midis rrufeve dhe bubullimave. A ka mungesë besnikërie më të
madhe se ky i forcave aktuale politike pluraliste?!
Ne, brezi që lindëm, u rritëm, u shkolluam dhe jetuam sistemin monist socialist, dhe po
jetojmë edhe sistemin pluralist “demokratik” kapitalist, jemi në gjendje të bëjmë dallimin: Në
sistemin monist socialist shqiptar u vërtetua se shoqëria njerëzore karakterizohej nga
ndjenja e dashueisë, miqësisë e dhëmbshurisë e njeriut për njeriun, ku të gjithë e donin
dhe e mbronin Atdheun; ndërsa në Shqipërinë e sotme pluraliste “demokratike” kapitaliste
shqiptare u riaktivizua plaga shekullore tragjike: gjakmarrja dhe vetëgjyqësia; gjyqet
përfundojnë në kalendat greke; ndjenja humane erdhi duke u shpallur “non grata”; mjekësia
është kthyer në biznesin më të kushtueshëm; ndërkohë që, kur shteti drejtohej nga “partia
e vetme”, mjekësia, përveç që ishte tërësisht falas, por mjek, infermjere dhe mami kishte
në çdo fshat të Shqipërisë; si dhe është nxitur e po nxitet urrejtja dhe ndasia krahinore e
ajo fetare, që do të thotë se shoqëria jonë pluraliste karakterizohet nga ndjenja e urrejtjes
dhe e armiqësisë e njeriut për njeriun. Askush nuk sakrifikon për atdheun, duke filluar prej
personaliteteve të larta shtetërore, politike e partiake, të cilët mendojnë vetëm për vete dhe
klanet e tyre.
Sikundër shihet, Shqipëria po jep sot sinjalet e një të ardhme të paqartë, dhe me
shumë ankth. “Horizonti po nxin. Një lloj vdekjeje me llogari, me vula dhe me përqindje, i
pamësuar kurrë ky popull me këto. Është diçka që e kapërcen traditën e jetës e të vdekjes
të një populli.” – sikundër thotë Kadare te “Ura me tre harqe”. – “ Por me që populli ynë ka
lindur bashkë me perënditë, duke u treguar i pavdekshëm, ndoshta kjo vdekje e madhe që
merr popujt, s’do të na arrijë dot… Dramat e mëdha kërkojnë ushëheqës të mëdhenj, dhe
koha e madhe pjell madhështi. Do t’i duhet ndoshta pesëdhjetë vjet për ta nxjerrë, ose
pesëqind vjet për ta përsëritur, kjo s’ka rëndësi. Ai do të vijë. Do t’i vijë Shqipërisë.”
Tiranë, 1 Nëntor 2024

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments