9.6 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeËshtë аpo nuk është zyrtare gjuha shqipe? Profesor Mersim Maksuti flet për...

Është аpo nuk është zyrtare gjuha shqipe? Profesor Mersim Maksuti flet për vendimin e kushtetueses

“Gjuha shqipe është zyrtare në bazë të kushtetutës, por e njëjta cungohet në bazë të ligjit për përdorimin e sajë” – kështu vlerësoi profesori universitar Mersim Maksuti, në një panel diskutimi me temë “Sa është zyrtare gjuha shqipe!?”.

“Kushtetuta në mënyrë të qartë e përcakton se gjuhët zyrtare në Maqedoni është gjuha maqedonase dhe alfabeti cirilik i sajë edhe gjuha e qytetarëve që e flasin 20 % me alfabetin shkrimin e sajë, kjo tregon qartë se gjuha shqipe ka status zyrtarë dhe ne duhet ta dimë këtë dilemë saktë, por cila është çështja këtu, se gjuha shqipe pra gjuha që e flasin 20% të qytetarëve këtu nuk ka trajtim të njëjtë me gjuhën maqedonase dhe kjo me një mënyrë paraqitet në formë të kushtëzuar”, tha Mersim Maksuti, jurist.

Po çka nëse Gjykata Kushtetuese vendos për shfuqizimin e disa dispozitave për gjuhën shqipe?

“Ato do të jenë dispozitat kryesore të ligjit, do të kufizohet e drejta e përdorimit në procedura gjyqësore, do të kufizohet e drejta gjuhës shqipe në komunikimin zyrtar të zyrtarëve të këtij shteti. Do të hiqet përdorimi në uniforma , madje është paralajmëruar edhe heqja e fjalës shqipe e vetmja fjalë që ekziston në ligjin e gjuhëve atë në kllapa si gjuha e 20%, gjuha shqipe. Është paralajmëruar se edhe kjo do të hiqet dhe kjo drejtpërdrejtë bën atak në identitetin tonë nacional”, shtoi Maksuti.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments