Pasi nuk janë lejuar nga Garda që të futen në Kuvend, deputetët e opozitës të cilët janë përjashtuar më herët nga seanca, janë ulur këmbëkryq jashtë ambienteve të Kuvendit.
Ata kanë qëndruar aty duke thënë se Parlamenti “është këtu”.
Më herët deputetët e përjashtuar nga seanca kanë tentuar që të futen, por janë ndaluar nga Garda, ndërsa u lejuan vetëm Jorida Tabaku, Albana Vokshi, Oerd Bylykbashi dhe Ferdinad Xhaferraj.
Top Channel