Sapo zbriti nga aeroplani Boeing 757 që bartë emrin e tij, Donald Trump eci nëpër pistën e lagur duke dashur të futet në kamionin për grumbullimin e mbeturinave, por se pati problem jo një herë por dy që ta kap dorezën e derës.
Edhe kamioni i mbeturinave barte emrin e tij, kështu me këtë veprim deshi të tërheq vëmendjen e presidentit amerikan Joe Biden i cili një ditë më parë tha se mbështetësit e Trumpit janë mbeturina.
Kjo ishte edhe një lloj ironie për rivalen nga radhët e demokratëve – zëvendëspresidenten Kamala Harris që vjen nga e njëjta parti me Bidenin.
“A po ju pëlqen kamioni im i mbeturinave? Është në nderë të Kamala dhe Joe Biden”, tha Trump i veshur me jelekë ngjyrë portokalli dhe të verdhë.
Në anën tjetër Trump dhe republikanët e tjerë po ballafaqohen me kritika pas komenteve të komedianit, i cili në tubimin e Trumpit tha se Porto Riko është një “ishull lundrues me mbeturina”.
E Trump iu përgjigj komenteve të Biden, i cili tha se “mbeturinat e vetme që po lundrojnë atje jashtë janë mbështetësit e tij”, duke aluduar në mbështetësit e Trumpit.