10.9 C
Tetovo
E mërkurë, 30 Tetor, 2024
BallinaLajmeKosova dhe Arabia Saudite nënshkruajnë marrëveshje për shërbime ajrore

Kosova dhe Arabia Saudite nënshkruajnë marrëveshje për shërbime ajrore

Kosova dhe Arabia Saudite kanë nënshkruar marrëveshje për shërbime ajrore. Kjo marrëveshje është nënshkruar mes ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu me zëvendëspresidentin ekzekutiv për transportin ajror dhe bashkëpunim ndërkombëtar, Ali Bin Mohammed Rajab.

Ministri i Mjedisit, Liburn Aliu tha se nënshkrimi i marrëveshjes do të përmirësojë jetën e qytetarëve dhe se nxit të ardhme të begatë.

“Nënshkrimi i marrëveshjes shënon një moment në angazhimin e dy kombeve tona për përmirësimin e lidhjes, nxitjen e rritjes së ekonomisë dhe nxitjen e shkëmbimit kulturor. Transporti ajror nuk është thjeshtë një mjet udhëtimi, ai është një urë që lidh njerëzit, bizneset dhe idetë përtej kufijve. Mbretëria e Arabisë Saudite ka qenë prej kohësh një partner kyç në rajonin tonë dhe kjo marrëveshje do të lehtësojë lëvizjen më të madhe të mallrave dhe njerëzve ndërmjet vendeve tona. Do të hapë mundësi të reja për linjat tona ajrore, do të forcojë turizmin dhe ekonomitë tona”, deklaroi Aliu.

Zëvendëspresidenti ekzekutiv për transportin ajror dhe bashkëpunim ndërkombëtar, Ali Bin Mohammed Rajab, i cili po qëndron për herë të parë në Kosovë tha se po vendi po përjeton një zhvillim.

“Ne e kuptojmë se kemi një rritje prej 50 për qind në pesë vitet e para dhe kemi synimet se kjo do të vazhdojnë edhe në vitet e ardhshme. Arabia Saudite është një nga vendet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës, Arabia Saudite gjithmonë ka mbështetur Kosovën në të gjitha aspektet. Ne po përpiqemi të promovojmë më shumë shkëmbim kulturor, më shumë bashkëpunim mes dy vendeve. Sot ne po nënshkruajmë një marrëveshje historike për promovimin e fluturimeve direkte ndërmjet Kosovës dhe Arabisë Saudite, dhe jam vërtet i lumtur të njoftoj me këtë nënshkrim të kësaj marrëveshjeje, se NAS Airline do të fillojë fluturimet direkte duke filluar nga tetori 2025, dhe gjithashtu do të punojnë shumë për të filluar edhe më parë. Ky është padyshim rezultat i marrëveshjes që po nënshkruajmë sot, presim që ndikimi i nënshkrimit të promovojë më shumë turistë sauditë që të vizitojnë Kosovën dhe të shijojnë bukuritë e Kosovës dhe mirësinë e popullit të Kosovës”, ka thënë ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments