10.9 C
Tetovo
E mërkurë, 30 Tetor, 2024
BallinaLajmeAlbin Kurti mirëpret ministrin e Haxhit dhe Umres së Arabisë Saudite,Tawfig Al-Rabiah.

Albin Kurti mirëpret ministrin e Haxhit dhe Umres së Arabisë Saudite,Tawfig Al-Rabiah.

Kryeministri Albin Kurti, ka mirëpritur sot ministrin e Haxhit dhe Umres së Arabisë Saudite, Tawfig Al-Rabiah.

Shefi i qeverisë teksa mysafirit i uroi mirëseardhje theksoi rëndësinë e bashkëpunimit dypalësh si dhe shprehu mirënjohje për marrëdhëniet e mira dhe në rritje ndërmjet Kosovës dhe Arabisë Saudite.

“Gjatë takimit kryeministri theksoi rritjen dhe zhvillimin ekonomik që Kosova ka arritur gjatë viteve të fundit. Së bashku diskutuan për mundësinë e investime të reja që do të forconin këtë trend pozitiv, dhe në të njëjtën kohë do të kontribuonin në forcimin e mëtejshëm të lidhjeve miqësore mes dy vendeve”, shkruan në kumtesë, përcjell Klankosova.tv.

Kurti gjithashtu falënderoi ministrin Al-Rabiah për mbështetjen e vazhdueshme të Arabisë Saudite ndaj pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës.

Kreu i qeverisë  veçoi përkrahjën e rezolutave të miratuara nga Organizata për Bashkëpunim Islamik (OIC) që u bëjnë thirrje shteteve anëtare që nuk e kanë njohur ende Kosovën ta njohin atë.

Në këtë takim, krahas zëvendësministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, i pranishëm ishte edhe Myftiu i Kosovës, Naim Tërrnava dhe përfaqësues të Bashkësisë Islame në Kosovës.

Këtë vit shënohet 15-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Kosovës dhe Arabisë Saudite.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments