10.8 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmePadi ndaj drejtorit të DMTK – Shkup për keqpërdorim të pozitës zyrtare...

Padi ndaj drejtorit të DMTK – Shkup për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe dëmtim të buxhetit për 5 milionë denarë

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur kallëzim pedal ndaj drejtorit të Drejtorisë për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore në Shkup nën dyshimet për keqpërdorimin e pozitës zyrtare, transmeton Portalb.mk.

“SPB Ohër ka ngritur kallëzim penal ndaj 49 vjeçarit A.A. nga Shkupi, për shkak ekzistimit të dyshimeve për kryerjen e veprës penale keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar dhe 54 vjeçarit Xh.B. nga Kërçova, për punë zyrtare të pakujdesshme”, raportoi Policia.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit në Drejtorinë për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore – Shkup dyshohet se ka dëmtuar buxhetin e shtetit me 4 926 250 denarë. Ai kishte nënshkruar kontratë me kompaninë nga Kërçova, pa kontrolluar nëse kjo kompani po i kryen detyrimet e kontratës për sigurimin e lokalitetit “Plaoshnik”.

I akuzuari i dytë si përgjegjës i agjencisë nga Kërçova, me vetëdije nuk i ka plotësuar detyrat e parapara në kontratë.

Аrian Asllanaj ka qenë drejtor në Shtëpinë Muze “Nëna Terezë” dhe në Drejtorinë për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, ndërsa tani drejtoreshë në DMTK është Vesela Çestoeva.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments