1.2 C
Tetovo
E diel, 19 Janar, 2025
BallinaLajmeDodov: 3.2 milionë euro është dëmtuar buxheti në FIZHT, Halili: Gjithë procesi...

Dodov: 3.2 milionë euro është dëmtuar buxheti në FIZHT, Halili: Gjithë procesi ka qenë transparent, me mbikëqyrje ndërkombëtare(video)

Pas revizionit të brendshëm në Fondin për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik që e ka iniciuar drejtori aktual Nikolla Dodov, ka rezultuar se në 5 vitet e fundit shuma 3,2 milionë euro është borxh i 60 kompanive që nuk i kanë kryer obligimet ndaj shtetit. Në vend që të shfrytëzonin fondet për realizimin e projekteve, Dodov u shpreh se ato realizuan projekte fantazmë, pa rezultate konkrete, të cilat rezultuan me projekte të dështuara. Hodhi akuza për menaxherët paraprak të kësaj drejtorie, duke shtuar se kanë favorizuar individë të afërt me zyrtarë politikë dhe se janë favorizuar dy qytete, pa përmendur se cilat janë ato kompani, qytete ose persona.“Periudhën e fundit jemi përballur me parregullsi serioze të punës së Fondit që kanë të bëjnë me një borxh nga ana e Kompanive që nuk i kanë kryer obligimet e tyre ndaj shtetit. Sipas gjetjeve tona, shume e plotë që këto kompani i kanë borxh shtetit e 192.888.642 milionë denarë apo rreth 3.2 milionë euro. Këto mjete të cilat kanë qenë të dedikuar për përkrahje të projekteve zhvillimore dhe inovative kanë qenë të keqpërdorura nga 60 kompani, në vend se të përdorin mjetet për realizim të projekteve, ata kanë zhvilluar projekte fantome”, tha Nikolla Dodov – U.D Drejtor në FIZHT.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments