9.4 C
Tetovo
E premte, 22 Nëntor, 2024
BallinaLajmeSkender Rexhepi-Zejdi në Gjykatën Kushtetuese dorëzon iniciativë kundër metodologjisë së regjistrimit të...

Skender Rexhepi-Zejdi në Gjykatën Kushtetuese dorëzon iniciativë kundër metodologjisë së regjistrimit të popullsisë në vitin 2021(video)

Deputeti i Lëvizjes “POPULLI”, Skender Rexhepi – Zejdi njoftoi se ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese iniciativë për vlerësimin apo abrogimin e disa pjesëve të metodologjisë për regjistrim. Ai vlerësoi se për gati 3, 4 vite po bëhen dëme në raportet ndëretnike dhe ndaj qytetarëve në përgjithësi, duke theksuar se në Kushtetutë nga kjo metodologji dëmshëm janë prekur nenet 6, 8 9 dhe 51. Ai thotë se po bëhet edhe segregacion nga ku qytetarët kategorizohen në resident dhe në jorezident nga ku kjo është ne kundërshtim me Kushtetutën.

Skender Rexhepi – Zejdi, deputeti i Lëvizjes “POPULLI”

Nga drejtori i Entit për Statistikë vjen metodologjia e cila sot ne na bën dëm 2 3 vite sa është pas kësaj kohe, Çfarë përfshin, në kreun e 5 të metodologjisë për organizimin dhe realizimin e regjistrimit, respektivisht nenin 1 dhe 2 përcaktohet dhe kategorizohen qytetarët në resident dhe jo resident. Dmth bëhet segregacion, ndarja e qytetarëve në resident dhe jo resident , kjo është në kundërshtim me kushtetutën që e cekëm më herët, kjo është në kundërshtim me ligjin pasi që të njejtën nuk figuron as në ligj dhe as në kushtetutë”.

Ai gjithashtu thekson se pasojat e kësaj janë se qytetarët e Maqedonisë së Veriut nuk mund t’i shfrytëzojnë të drejtat e tyre konform të qenurit qytetarë, pasi që në kategorinë “jorezident” u pamundësohet zhvillimi apo sigurimi mjeteve financiare për komunat konform banorëve. Dhe vlerëson se ulja e përqindjes së shqiptarëve është një shkelje e rëndë kushtetuese dhe shkelje e rëndë edhe ndaj ligjeve.

Skender Rexhepi – Zejdi, Deputeti i Lëvizjes “POPULLI”

E dini ju edhe ministria e informatikës vetëm se e ka bë uljen nga 30 sa jemi në përgjithësi shqiptarët e ka bërë uljen në 24% gjë që është një shkelje e rëndë kushtetuese dhe shkelje e rëndë edhe ndaj ligjeve. Ne parashtruam deri tek Gjykata Kushtetuese që ta abrogojë këtë pjesë, kreun e 5 nenin 1 dhe 2 nga metodologjia me çka drejtësia do të vijë në vend. Konsiderojmë që gjykata kushtetuese këtë radhë duhet të sjellë vendim juridik dhe jo siç ka bërë deri sot vendime politike të cilët gjithmonë kanë qenë në dëm të shqiptarëve kryesisht”.

Deputeti Rexhepi po ashtu shton se qeveria aktuale i diskriminon qytetarët, duke u pamundësuar shfrytëzimin e mjeteve financiare nëpër komunat dhe duke u pamundësuar të drejtën e punësimit, prandaj dhe si shkak i gjithë këtyre ai shprehet duke thënë se pret që gjykata kushtetuese ta abrogojëdhe deri në abrogimin e saj deri në vendimin final të ua pamundësojë qeverisë që ta shfrytëzojë këtë elementpër diskriminimin e qytetyarëve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments