Kryeministri Hristijan Mickoski pranoi se e ka marrë dhe e ka lexuar letrën e kreut të BDI-së Ali Ahmeti. Ai shtoi se letra nuk meriton të komentohet por se Ahmeti kishte kërkuar prej tij të ushtrojë ndikim tek gjykatësit kushtetues për lëndën e ligjit të gjuhëve. Sipas Mickoskit, gjykatësit aktual janë zgjedhur me votat e LSDM-së dhe BDI-së.
“Po e mora letrën dhe e lexova. Do ta ndaja në dy pjesë. Pjesa e parë është një qasje gjeostrategjike e gjendjes në rajon, lindjen e afërt dhe Ukrainën. Pjesa e dytë është akuzim i gjykatësve kushtetues të cilët i ka zgjedhur shumica e LSDM-së dhe BDI-së, as zbatojnë program të VMRO-DPMNE-së. Nuk e kisha ditur se këto gjykatës të zgjedhur nga LSDM-ja dhe BDI-ja, zbatojnë programin e VMRO-DPMNE-së. Se është i shqetësuar për lëndën që lidhet me ligjin e gjuhëve dhe të intervenoj unë tek gjykatësit kushtetues të zgjedhur nga LSDM-ja dhe BDI-ja, që të kenë kujdes se çfarë bëjnë sepse mund ta destabilizojnë shtetin. Le të vlerësojë opinioni nëse kjo Meriton koment. Ka kaluar koha kur politikanët kanë mundur dhe kanë dashur të ndikojnë në vendimet e gjykatësve dhe prokurorëve. Unë e kuptoj se BDI-ja është akoma në atë perimetër dhe përmes asaj optike që shikojnë ata, duhet të funksionojmë edhe ne në shtet. Unë nuk mendoj ashtu. As në mendje nuk më shkon çfarëdo komunikimi, veçanërisht me gjykatësit kushtetues ose cilëtdo gjykatës dhe prokurorë të zgjedhur nga shumica LSDM-BDI”, deklaroi Hristijan Mickoski, kryeministër. /Alsat.mk