13.8 C
Tetovo
E hënë, 28 Tetor, 2024
BallinaLajmeAli Ahmeti takon shefin e OSBE,në Shkup, Kilian Wahl / Beteja jonë...

Ali Ahmeti takon shefin e OSBE,në Shkup, Kilian Wahl / Beteja jonë nuk është për të qenë në Qeveri, por barazi dhe Evropë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, priti shefin e misionit të OSBE-së në Shkup, Kilian Wahl.

Kryetari Ali Ahmeti dhe Ambasadori Wahl diskutuan për shumë çështje në vend dhe rajon, përfshirë integrimin evropian, prioritetet e BDI për vendin dhe qytetarët, legjitimitetin, situatën në Maqedoni të veriut dhe Kosovë, etj.

Në njoftim thuhet se Ali Ahmeti i tha Wahl që BDI, pa asnjë mëdyshje dhe me të gjitha forcat e veta mbetet promovues i fuqishëm i frymës europiane dhe miqësisë me Amerikën në vendin tonë, prandaj, korniza negociuese me Bashkimin Europian duhet të zbatohet nga ne pa asnjë vonesë.

“Partnerët në qeverinë pa legjitimitet etnik premtuan që për 3 deri në 6 muaj, do ta ndryshojnë kushtetutën. BDI nuk do të lejojë devijim nga rrugëtimi europian dhe do të insistojë në ndryshimet kushtetuese sepse qytetarët janë të përcaktuar që të bëhemi pjesë e Bashkimit Europian. BDI nuk dëshiron dhe nuk do të jetë pjesë e kësaj qeverie, por po zhvillon betejë për dinjitet kombëtar nga nëpërkëmbja e përditshme dhe për respektim të Marrëveshjes së Ohrit si dhe orientim euroatlantik të vendit”, thuhet në komunikatë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments