12.4 C
Tetovo
E enjte, 24 Tetor, 2024
BallinaLajmeTetovë, promovohet pika për grumbullimin e mbetjeve të forta

Tetovë, promovohet pika për grumbullimin e mbetjeve të forta

Drejtuesit e Saubermacher të shoqëruar edhe nga kreu i komunës së Tetovës Bilall Kasami, kanë promovuar hapjen e pikës për grumbullim të mbeturinave të forta. Kjo pikë, përveç që do bëj grumbullimin do bëj edhe selektimin e tyre. Banorët mbetjet inerte në këtë pikë do të mund t`i dërgojnë pa pagesë.

“Në bashkëpunim me Saubermacher, ne promovojmë qendrën e grumbullimit të mbetjeve që është një lokacion shumë i afërt për qytetarët tanë dhe ka qasje shumë të mirë. Për gjithë ata që deri tani kanë hedh mbetjet e forta rreth kontejnerëve tash duhet ti sjellin këtu. Fjala është për një projekt të rëndësishëm në drejtim të krijimit të kushteve më të mira për pastërtinë e qytetit. Dhe unë besoj që në bashkëpunim me qytetarët, ky do jetë hap drejt zgjidhjes përfundimtare për pastërtinë. Fjala është për vendosjen e dhjetë kontejnerëve nga pesë metër kub, ku qytetarët do mund të sjellin lloje të ndryshme të mbetjeve që janë kryesisht mbetje që edhe tash qytetarët i hedhin pranë kontejnerëve. Fjala është për mbetjet e drurit hekurit letrës plastikës e tjera që paraqesin problem për menaxhim me mbetjet komunale që grumbullohen nga familjet. Po ashtu dua të theksoj edhe promovimin e gjashtë lokacioneve të reja ku janë instaluar kamera ku do të identifikohen gjithë qytetarët që do hedhin mbetje aty ku nuk duhet dhe ndaj tyre do merren masa adekuate”, deklaroi Bilall Kasami, kryetar i komunës së Tetovës.

Nga Saubermacher paralajmëruan hapjen edhe të një qendre tjetër grumbullimi gjatë vitit të ardhshëm.

“Në fazën e parë do grumbullojmë mbetje të forta, letër, plastikë dhe elektronikë, ndërsa me kalimin e kohës do zgjerohet kjo pikë. Nëse kjo pritet mirë nga qytetarët, vitin e ardhshëm, do krijojmë edhe një qendër tjetër për grumbullim, në anën tjetër të qytetit që ta kenë banorët më afër. Për qytetarët që ta përdorin këtë pikë grumbullimi pa pagesë, do mjaftoj t’i kenë paguar faturat dhe do mund sa herë të duan të sjellin mbetjet e forta. Apeloj qytetarët edhe njëherë që nëse kanë mbetje të forta t’i sjellin këtu që të bëhet siç duhet, dhe do kisha lutur qytetarët që pak më tepër të përkushtohen me pagesën e faturave”, tha Robert Çajiç, Saubermacher.

Ndërkohë kreu i Komunës së Tetovës ka paralajmëruar se takimin e radhës me gazetarët do të bëhet publikimi i fotove dhe videove të personave që hedhin mbetjet në vende ku nuk duhet ndërsa është ankuar se, edhe pse inspektorati merr masa për dënimin e tyre, shumica e tyre nga prokuroria lihen pa u dënuar. /Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments