7 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeArrestimi i Ilir Metës, Edi Rama: Nuk komentoj politikën e brendshme në...

Arrestimi i Ilir Metës, Edi Rama: Nuk komentoj politikën e brendshme në gjuhë të huaj, i takon drejtësisë

Dy ditë pas arrestimit të ish-presidentit Ilir Meta, ka ardhur reagimi i parë nga kryeministri Edi Rama. 

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me presidenten e KE, Ursula Von der Leyen, kryeministri Rama tha se nuk komenton çështje të politikës së brendshme në gjuhë të huaj apo në prani të miqve të huaj, por çështja i takon drejtësisë.

“Ju e dini përgjigjen, në këtë rast jo thjesht për faktin që unë asnjëherë nuk bëj komente të politikës së brendshme në gjuhë të huaj apo në prani të miqve të huaj, por në faktin që ne e kemi nisur reformën ne drejtësi, as unë dhe as forca politike që unë udhëheq nuk komentojmë për çështje që i takon drejtësisë.

Kur ndodh që çështjet të mbyllem, mbase në ndonjë rast ja vlen ndonjë koment sidomos kur vihet drejtësia për fenomene katastrofike për shoqërinë siç është shpifja. Rasti konkret i takon vetëm drejtësisë”-ishte përgjigja e Ramës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments