-0.2 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajme“Lëvizja Populli” e Skender Rexhepit-ZEJD fillon takimet me qytetarët

“Lëvizja Populli” e Skender Rexhepit-ZEJD fillon takimet me qytetarët

Kryetari i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi – Zejdi, ka njoftuar se partia që drejton ai, ka vendosur që të dalë në terren për të realizuar takime me qytetarët. “Kuvendi Qendor i Lëvizjes POPULLI mbrëmë mbajti mbledhja e radhës me ç’rast u diskutua mbi gjendjen politike në vend gjatë 100 ditëshit të qeverisë aktuale monoetnike. Bashkarisht u konkludua që kjo qeveri me të gjitha veprimet e saj po e largon vendin nga rrugëtimi europian, një synim i kahmotshëm i të gjithë qytetarëve të këtij vendi.

“Gjithashtu, jo që nuk po e avancon, por vazhdimisht po e zhbën çdo të arritur kombëtare shqiptare në këtë vend nga viti 2001 e deri sot”, njofton partia.

Si rezultat i gjithë kësaj gjendje Kuvendi Qendror i Lëvizjes POPULLI vendosi  që të fillojë me TAKIME ME QYTETARËT për të informuar opinionin e gjërë me rrezikun që e pret vendin në përgjithësi si dhe të drejtat e arritura shqiptare në veçanti”, ka thënë kryetari i Lëvizjes Populli, Zejd Rexhepi. /SHENJA/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments