0.4 C
Tetovo
E shtunë, 23 Nëntor, 2024
BallinaLajmeDeputeti gjerman dhe raportuesi për Kosovën në Bundestag, Thomas Hacker : Nëse...

Deputeti gjerman dhe raportuesi për Kosovën në Bundestag, Thomas Hacker : Nëse Serbia dëshiron BE, duhet ta njohë Kosovën

Deputeti gjerman dhe raportuesi për Kosovën në Bundestag, Thomas Hacker, e cilëson procesin e Berlinit një sukses të madh, teksa falënderon Kosovën që zhbllokoi marrëveshjen e CEFTA-s.

“Samiti i Procesit të Berlinit ishte një sukses i madh. Ne arritëm të zhbllokonim Marrëveshjen e CEFTA-s midis gjashtë anëtarëve, gjashtë shteteve të Ballkanit perëndimor për Tregtinë e Lirë. Diçka e tillë shtyhej vit pas viti dhe tani më në fund ranë dakord. Mendoj se ishte vërtetë sukses i madh dhe jam mirënjohës ndaj Qeverisë së Kosovës veçanërisht e cila në fund bëri të mundur të hapej rruga për një marrëveshje të rëndësishme”, tha Hacker.

Sa i përket dialogut, Hacker vlerëson se duhet një qasje e re dhe se Lajçak nuk ka qenë i drejtë. Sipas tij, masat ndaj Kosovës janë të padrejta dhe duhet të hiqen menjëherë.

Duke kritikuar ato që i sheh si veprime jo demokratike e të dëmshme të Serbisë, deputeti gjerman thotë se për të hyrë në BE, vendi duhet të njohë Kosovën.

“Aktualisht në rrugën e integrimit të Kosovës dhe Serbisë në BE, ky dialog  bilateral është një nga gjërat më të rëndësishme. Kemi pasur shumë përpjekje për të zgjidhur problemet, për të hequr pengesat por sado që vazhdojmë gjithmonë bëhen hapa prapa. Prandaj është e nevojshme një fillim i ri i dialogut. Ne kemi parë marrëveshje që Vuçiq i ka konsideruar të vlefshme pa  nënshkrim, dhe gjysmë ore më pas ka thënë se marrëveshja është kundër kushtetutës së vendit të tij. Ne tani do të kemi një të dërguar të ri për dialogun. Miroslav Lajçak largohet në fillim të vitit të ardhshëm. Unë mendoj që kemi mundësinë për një fillim të ri të dialogut. Gjatë muajve të fundit, Lajçak nuk konsiderohej më si një ndërmjetës i drejtë. Tani shpresoj që të kemi një të tillë”, tha Hacker për A2Cnn.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments