10.1 C
Tetovo
E diel, 20 Tetor, 2024
BallinaLajmeMickoski: Rritja e pagave në arsim nënkupton paga më të larta për...

Mickoski: Rritja e pagave në arsim nënkupton paga më të larta për të gjithë punëtorët, mësimdhënësit, profesorët dhe personelit teknik

“Rritja e të ardhurave personale do të thotë për të gjithë, përfshirë personelin teknik dhe të gjithë ata që nuk janë mësimdhënës dhe profesorë, arsimin e mesëm dhe fillor”, tha kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, sot duke iu përgjigjur pyetjes gazetareske lidhur me marrëveshjen për rritjen e pagave në arsim.

Kryeministri Mickoski tha se të punësuarit në arsim do të marrin pagën e tetorit me rritje prej 5 për qind, duke shtuar se deri në vitin 2028 pagat do të rriten për së paku 46 për qind dhe mund të jenë më shumë varësisht nga gjendja e buxhetit.

“Të gjithë atyre që janë të punësuar në arsim do t’u kujtoj se paga e tetorit që do të paguhet tani në nëntor do të jetë më e lartë për 5 për qind. Më pas, duke filluar nga paga e marsit 2025 që do të paguhet në prill 2025, një rritje shtesë prej 7 për qind. Nga marsi 2026 midis 7 e gjysmë deri në 10 për qind në varësi të gjendjes së buxhetit. Në mars 2027 sërish mes 7 e gjysmë deri në 10 për qind dhe në mars 2028 mes 10 dhe 12,5 për qind, ose të paktën 46 për qind paga më të larta do të kenë mësuesit në arsimin fillor dhe të mesëm në krahasim me tani. Kështu së paku, dhe mund të jetë më shumë varësisht nga gjendja e buxhetit”, është i vendosur Mickoski.

Kryeministri Mickoski theksoi se pas rritjes së pensioneve, programeve rinore, marrëveshjes me SASHKU-ut për paga më të larta në arsim, do të ketë edhe rritje të pagave në shëndetësi, duke theksuar se interesi primar i Qeverisë janë qytetarët.

“Kjo është një gjë historike që nuk është bërë kurrë më parë. Gjithashtu do të bëhet edhe Marrëveshja Kolektive. Pra, pas pensioneve, pas atyre programeve për të rinjtë, pas konsolidimit të pagesës së subvencioneve për bujqit, tani ka ardhur edhe kjo marrëveshje me SASHK-un për të punësuarit në arsim. Do të vijojë për punonjësit e shëndetësisë e të tjera, gjithçka që është prioritet do të jetë para nesh. Por do të ketë për të gjithë, sepse interesi i qytetarëve është interesi primar i kësaj qeverie”, tha kryeministri Mickoski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments