-1.4 C
Tetovo
E premte, 27 Dhjetor, 2024
BallinaLajme(VIDEO) Nikollovski për korridorin 8: Ky projekt nuk do të realizohet

(VIDEO) Nikollovski për korridorin 8: Ky projekt nuk do të realizohet

Edhe pse në parim është arritur pëlqimi për vazhdimin e përfundimit të projektit dhe ndërtimin e hekurudhës së Korridorit 8, ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikolovski tha se ky projekt nuk do të realizohet. Ai thekosi se projekti do të duhet të ndryshohet sepse nuk ka marrëveshje nga pala maqedonase për projektin ekzistues dhe çmimin.

Aleksandar Nikolovski, ministër i Transportit dhe Lidhjes

Dialogu filloi dje në Bruksel, ndërsa takimi i rradhës do të jetë pas dy javësh më 31 tetor. Ne këmbëngulim në qëndrimet tona që duhet të ketë një projekt të përbashkët dhe se projekti është i realizueshëm, normalisht duhet të merret parasysh çmimi, me këtë çmim sigurisht që nuk mundemi. Le të shohim se çfarë do bëjmë. Unë jam ende kundër këtij projekti. Ky projekt sigurisht që nuk do të funksionojë. A do të punojmë për një projekt të ri do të shohim”.

Ndërkaq, ministria e Transportit sot ka informuar se të mërkurën në Bruksel gjatë takimit me përfaqësues të qeverisë bullgare të udhëhequr nga zëvendësministri i Transportit, është diskutuar për lidhjen hekurudhore mes dy vendeve. Nga aty thonë se Qeveria mbetet e përkushtuar në ndërtimin e Korridorit 8.

Pas lajmit të këtij takimi, ka reaguar LSDM, duke thënë që po bëhet gjithnjë e më e vështirë luftimi i gënjeshtrave të VMRO-DPMNE-së në këto 100 ditë që kur morën pushtetin.

LSDM

Tani qeveria është pajtuar që do të ndërtohet i njëjti projekt dhe se tuneli është i mirë dhe që traseja nuk do të ndryshohet. A ka ndonjë gjë për të cilën nuk ka gënjyer Nikoloski pasi është ulur në karrige? LSDM vazhdimisht ka pohuar se projekti është përgatitur nga ekspertë ndërkombëtarë dhe se nuk ka asnjë pengesë për realizimin e tij”.

Nga LSDM shtojnë se VMRO-DPMNE për 100 ditë i njohu të gjitha politikat e mira të Qeverisë që më parë i kritikoi. “Hipokrizia është e madhe dhe e paprecedentë në këto hapësira qeveritare”-thuhet në reagimin e LSDM-së.

https://www.youtube.com/watch?v=hRBMKHhpcTQ

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments