12.3 C
Tetovo
E premte, 18 Tetor, 2024
BallinaLajmeLigji për përfaqësim të drejtë është gati, por duhet të harmonizohet mes...

Ligji për përfaqësim të drejtë është gati, por duhet të harmonizohet mes tre partnerëve të koalicionit

Propozim ligji për përfaqësim të drejtë së pari do të gjendet para tre partnerëve të koalicionit qeveritar për harmonizim, VMRO-DPMNE, VLEN dhe partia ZNAM, pastaj do ta prezantojmë publikisht. Këtë e tha ministri i shëndetësisë Arben Taravari, i cili para një jave kishte deklaruar se ligji është i gatshëm. Kryeministri Mickoski paraprakisht tha se zgjidhja ligjore ende nuk është e gatshme.“Ne e kemi propozim ligjin. Megjithatë, ne në qeveri jemi koalicion nga tre koalicione, pra, ZNAM, VMRO me të gjitha partitë dhe ne si VLEN. Tani duhet të ulemi dhe të harmonizohemi mes nesh, të bëjmë produkt të përbashkët dhe ta prezantojmë para publikut, për debat publik dhe në Kuvend. Për atë do të angazhojmë përsëri ekspertë që kanë prirje për këtë punë”, tha Arben Taravari – ministër i Shëndetësisë, VLEN.

Venko Filipçe, kryetari i LSDM-së me kritika se ky ligj bëhet në mënyrë jo transparente, ose siç tha, në shtabin partiak të VLEN-it, por Taravari i hedh poshtë këto kritika duke thënë se të paktën ligji nuk sillet me procedurë të shkurtër.

“Për dallim nga periudha e kaluar kur ligjet kalonin shpejt, tani jo, nuk do të kalojë kështu, por ju them se ne jemi duke përgatitur diçka, tani do të ulemi, pra shumica qeveritare që të koordinohet dhe pastaj do të hapim debat publik që kjo punë të jetë e qasshme për të gjithë, mediat dhe opinioni dhe nuk planifikojmë që të kalojë për një ose dy javë, por brenda një periudhe reale, mendoj se duhet të hapim debat publik dhe atë do ta bëjmë”, shtoi ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.

https://www.youtube.com/watch?v=339CWW9J15I

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments