12.5 C
Tetovo
E premte, 22 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBujar Osmani me propozim për realizimin e ndryshimeve kushtetuese: Le të vendosim...

Bujar Osmani me propozim për realizimin e ndryshimeve kushtetuese: Le të vendosim klauzolë në ligjin për zbatimin e Kushtetutës

Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani në Daily Click në TV21 propozoi që ndryshimet kushtetuese të realizohen përmes vendosjes së klauzolës në ligjin për zbatimin e Kushtetutës, respektivisht që nëse Bullgaria në 5 vitet e ardhshme vazhdon ta pengojë RMV-në me çështje tjera në rrugën drejt BE-së, atëherë Parlamenti të ketë të drejtën që t’i suspendojë ndryshimet kushtetuese.

“Ne duhet t’i realizojmë ndryshimet kushtetuese. Ja unë po shkoj një hap para, nëse i bëjmë ndryshimet kushtetuese sot, ne mundemi lirisht në Ligjin për zbatimin e Kushtetutës, ta vendosim një klauzolë, ku thuhet nëse brenda 5 vjetëve vazhdon Bullgaria ta pengojë Maqedoninë e Veriut për çështje që s’kanë të bëjnë me BE-në, Parlamenti ka drejtë t’i suspendojë ndryshimet kushtetuese, por të hyjnë në fuqi tani”, the mes tjerash Osmani në Daily Click në TV21.

https://www.youtube.com/watch?v=xIY5N6Zxrz8

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments