-0.5 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajme“Ka vetëm një rrugë që ju çon në BE”, Scholz thirrje Prishtinës...

“Ka vetëm një rrugë që ju çon në BE”, Scholz thirrje Prishtinës dhe Beogradit: Zbatoni marrëveshjet që keni firmosur

Në Samitin e Procesit të Berlinit, kancelari, Olaf Scholz përgëzon Kosovën për suksesin në CEFTA dhe i bën thirrje Serbisë dhe Kosovës të kapërcejnë mosmarrëveshjet për të ardhmen e tyre evropiane.

Gjatë hapjes së samitit të Procesit të Berlinit  të hënën, 14.10. në Berlin,  kancelari gjerman,  Olaf Scholz lavdëroi përparimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në bashkëpunimin rajonal. Ai vuri theks të veçantë në kontributin e Kosovës dhe e përgëzoi për arritjet e fundit në kuadër të Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore (CEFTA). “Dëshiroj të përgëzoj Kosovën për kontributin që ka dhënë së fundmi. Diplomacia e marrëveshjes së CEFTA-s është një arritje e madhe për bashkëpunimin rajonal”, theksoi Scholz.

Procesi i Berlinit, i cili u themelua dhjetë vite më parë, ka për qëllim mbështetjen e vendeve të Ballkanit Perëndimornë rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian dhe promovimin e iniciativave rajonale. Scholz theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi për të përballuar sfidat ekonomike dhe sociale. Kancelari njoftoi nënshkrimin e dy dokumenteve të rëndësishme që do ta lehtësojnë jetën e njerëzve në rajon: “Ne do të nënshkruajmë dy dokumente që do ta lehtësojnë jetën e përditshme të njerëzve. Një plan të ri veprimi për tregun e përbashkët rajonal dhe një marrëveshje për aksesin në mundësitë e studimit, e cila do të zgjerojë mobilitetin e studentëve.”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments