9.1 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmePrishtinë / Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu: Po...

Prishtinë / Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu: Po vazhdojnë me angazhim të plotë punimet në rrugën Prizren – Tetovë(video)

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka thënë se punimet në rrugën Prizren – Tetovë po vazhdojnë me energji e angazhim të plotë.

Aliu tha për projektin 35 milionësh se është një dëshmi se si një projekt përparon me sukses kur bëhet planifikimi i duhur.

“Me energji e angazhim të plotë po vazhdojnë punimet në projektin 35 milionësh: Rruga Prizren-Tetovë. Edhe një dëshmi më shumë se si një projekt përparon me sukses kur bëhet planifikimi i duhur, sigurohet buxheti, dhe përfundohen shpronësimet”, shkroi Aliu, transmeton Klankosova.tv.

Gjatësia e kësaj rruge, sipas Aliut është 20.3 kilometra, teksa tha se kjo rrugë hapë një korridor të ri rrugor me ndikim në të gjithë rajonin.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments