7 C
Tetovo
E diel, 24 Nëntor, 2024
BallinaLajmeErdogan e Rama me deklaratë të përbashkët, gazetarja: Kreu i KMSH nuk...

Erdogan e Rama me deklaratë të përbashkët, gazetarja: Kreu i KMSH nuk merr pjesë në përurimin e xhamisë

Gazetarja e Tv Klan Elja Zotka ka dhënë disa detaje sa i takon vizitës zyrtare në vendin tonë të Presidentit turk Recep Tayyip Erdogan. Mësohet se Erdogan dhe Rama do dalin me një deklaratë të përbashkët dhe jo konferencë siç ishte parashikuar.

“Do nënshkruhen 3 marrëveshje dhe do ketë një deklaratë të përbashkët për shtyp. Nuk do të ketë konferencë, pra nuk do të mund t’i bëjmë pyetje presidentit turk.”

Pas drekës zyrtare që do të shtrohet në Pallatin e Brigadave do të jetë edhe inaugurimi i “Xhamisë së Namazgjasë”. Kjo e fundit është edhe arsyeja e ardhjes së Erdogan  në Tiranë.

Sipas gazetares Zotka, në ceremoninë e hapjes së xhamisë nuk do të jetë i pranishëm kreu i KMSH Bujar Spahiu. Kjo pasi Presidenti turk e ka cilësuar atë si pjesë të strukturave të organizatës FETO.

3 janë marrëveshjet që pritet të nënshkruhen sot mes dy shteteve.

“Marrëveshje në fushën e bujqësisë, Protokoll Bashkëpunimi që synon të merret ekspertiza nga shteti turk për sigurimin e fermerëve shqiptarë. Një fushë e panjohur për sigurimet në vendin tonë. Marrëveshja e dytë për arsimit që do i hapë rrugë hapjes së një dege të Universitetit Teknik të Stambollit në Tiranë. Marrëveshja e tretë është mes Agjencisë për Median dhe Informimin dhe asaj të turke të lajmeve.”

https://www.youtube.com/watch?v=dZ9CQVCA55w

/tvklan.al

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments