3.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKushtetuesja shfuqizoi “Balancuesin” e punësimeve, BDI: Sulm i drejtpërdrejtë ndaj vlerave themelore...

Kushtetuesja shfuqizoi “Balancuesin” e punësimeve, BDI: Sulm i drejtpërdrejtë ndaj vlerave themelore të të drejtave të njeriut

Deputeti i BDI-së Arbër Ademi, sot në konferencë për shtyp, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese me të cilin u shfuqizua “balancuesi”, tha se “kjo është ditë e zezë për shqiptarët dhe se vendi po kthehet në vitet e 90-ta”.

“Dënojmë vendimin Gjykatës Kushtetuese për të deklaruar përkatësinë etnike në institucionet publike. Ky vendim përbën sulm të drejtpërdrejt ndaj vlerave themelore të të drejtave të njeriut. Deklarimi i përkatësisë etnike përbën element themelor dhe ky vendim do të ketë pasoja në shkeljen e tyre. Pa “balancuesin” komunitetet do të mbeten të padukshme në institucionet tona”.

“Ky vendim është goditje e Marrëveshje e Ohrit dhe Kushtetutës së vendit tonë. Sot jemi në krizë të bashkëjetesës dhe të drejtës për mundësi të barabartë. Është hap për vendin tonë, si dhe rrënon harmoninë dhe bashkëjetesën që kemi ndërtuar. Bëjmë thirrje institucioneve dhe bashkësisë ndërkombëtare që të mbrojnë barazinë dhe përfaqësinë e drejtë”, tha  Ademi.

Ai theksoi se “BDI do të qëndrojë në mbrojtje të të drejtave të komuniteteve në vend”.

Video e konferencës.

Top Channel

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments